1 November 2026, 22:34
Nga E.d
Michael Mann
SHBA- Regjisori i njohur amerikan, Michael Mann është plagosur aksidentalisht nga një armë zjarri gjatë një vizite në një poligon qitjeje në Los Anxhelos, të shtunën. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e tij, e cila bëri të ditur se një armë u shkrep aksidentalisht ndërsa ndodhej në mbajtësen e saj, duke i shkaktuar regjisorit një plagë sipërfaqësore në këmbë.
Mann, 83 vjeç, mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua në një spital lokal, ku u konstatua se ndodhej në gjendje të qëndrueshme. Sipas deklaratës së përfaqësueses së tij, regjisori pritet të dalë nga spitali pas marrjes së trajtimit.
Edhe Policia e Los Anxhelosit konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale. Autoritetet e cilësuan rastin si aksidental, ndërsa personi i plagosur u dërgua në spital për kujdes mjekësor.
Michael Mann është një nga emrat e njohur të kinematografisë amerikane, veçanërisht për filmat me tematikë kriminale dhe policore. Ai ka drejtuar produksione të suksesshme si “Heat” (1995), “The Last of the Mohicans” (1992) dhe “Collateral” (2004)./Dosja.al
Michael Mann
Bota
1 November 2026, 22:24
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy cisterna nafte janë përfshirë nga shpërthime në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë ...
Bota
1 November 2026, 22:14
E.d
Pamje nga protestat në Gjermani
GJERMANI- Mijëra të rinj dolën në rrugët e Gjermanisë të shtunën, më 3...
Bota
1 November 2026, 22:03
E.d
Pamje
SHBA- Një avion privat me nëntë persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar në Palm ...
Bota
1 November 2026, 21:19
E.d
Marta Shahbazi
SPANJA- Një prej viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë është edhe shkencëtarj...
Bota
1 November 2026, 21:09
E.d
Abdul El Sayed
SHBA- Përçarjet brenda Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara janë thelluar në prag të zgjedhjeve t&eu...
Bota
1 November 2026, 20:47
E.d
Christine Lagarde
FRANCA- Largimi i parakohshëm i Christine Lagarde nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane ka rikthyer në qendër të...
Bota
1 November 2026, 20:36
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Rusia ka refuzuar propozimin e Kievit për zgjatjen e armëpushimit në zonën e qytetit të Oleskit, në jug t&e...
Bota
1 November 2026, 20:10
E.d
Iliana Jotova
BULLGARI- Presidentja në largim e Bullgarisë, Iliana Jotova është drejt fitores në zgjedhjet presidenciale, sipas sonda...
Bota
1 November 2026, 20:00
E.d
Pamje nga protesta në Gjermani
GJERMANI- Protestat e organizuara nga të rinjtë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shku...
Bota
1 November 2026, 19:29
E.d
Pamje
SERBI- Dy vite pas tragjedisë së rëndë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një strehe betoni u mori j...