10 November 2026, 14:09
Nga E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Një 36-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtuesi kryesor i një bande të trafikut të kokainës në Belgjikë, është dënuar me pesë vite burg efektiv në mungesë. Sipas mediave belge, grupi kriminal kishte ngritur një rrjet të organizuar shpërndarjeje në qytetin e Bryzhit, duke përdorur një apartament në qendër të qytetit si bazë për aktivitetin e tij. Hetimet nisën në tetor 2022, pas zbulimit të një shkëmbimi droge nga policia lokale.
Sipas dosjes hetimore, banda kishte krijuar një rrjet me 167 klientë dhe shpërndante kokainën edhe përmes biçikletave në zonën historike të qytetit. Kreu i grupit, kishte nisur aktivitetin kriminal në vitin 2018 si shpërndarës rruge, por më vonë ishte kthyer në drejtues të organizatës. Gjatë kontrolleve policore në një apartament në rrugën Dë eersstraat u zbuluan 214 gramë kokainë dhe 13.500 euro para të gatshme.
Gjykata dënoi atë me pesë vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij mori katër vite burg. Dy shpërndarës të tjerë u dënuan me nga dy vite burg. Ndërkohë, dy banorë të Bryzhit, të cilët kishin dhënë apartamentin me qira dhe dyshohej se ishin në dijeni të aktivitetit të paligjshëm, morën përkatësisht nëntë muaj burg me kusht dhe 180 orë punë në shërbim të komunitetit./Dosja.al
kokainë belgjka shqiptar
Aktualitet
10 November 2026, 14:02
E.d
Maksim Et’hemaj dhe Viola Haxhiademi
TIRANA- Maksim Et’hemaj është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndë...
Aktualitet
10 November 2026, 13:59
G.M
Laert Haxhiu & Noizy
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, ka dëshmuar Bashkim Rajku, baba...
Aktualitet
10 November 2026, 13:45
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e ...
Aktualitet
10 November 2026, 13:26
G.M
Haki Çako
TIRANË- Shqipëria pritet të fuqizojë kapacitetet për përballimin e zjarreve me tre avionë të rinj, t...
Aktualitet
10 November 2026, 13:07
E.d
Nikoll Radaçi
TIRANA- Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tr...
Aktualitet
10 November 2026, 12:31
G.M
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është shprehur se lufta kundër krimit të o...
Aktualitet
10 November 2026, 12:28
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, p...
Aktualitet
10 November 2026, 12:20
I.A
Protesta
TIRANË- Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin,...
Aktualitet
10 November 2026, 12:17
G.M
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit do të ketë në fokus goditjen e organizatave kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabi...
Aktualitet
10 November 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar një kërkesë institucioneve parlamentare për ndryshimin e...