21 November 2026, 19:18
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një 30-vjeçar është shpallur fajtor për shkaktimin e zjarrit masiv në zonën Pacific Palisades të Los Angelesit, në Kaliforni, që në janar të vitit 2025 shkaktoi shkatërrime të mëdha. Jonathan Rinderknecht u dënua nga një juri federale për dy akuza që lidhen me zjarrvënien dhe shkatërrimin e pronës përmes zjarrit. Ai përballet me një dënim nga pesë deri në 40 vite burg, ndërsa shpallja e dënimit është caktuar më 17 mars.
Rinderknecht u arrestua në tetor të vitit 2025, pasi u akuzua për përfshirje në nisjen e zjarrit. Procesi i parë gjyqësor, i zhvilluar në qershor, përfundoi pa një vendim përfundimtar, pasi juria nuk arriti të binte dakord. Pas rigjykimit, ai u shpall fajtor për të dyja akuzat federale.
Zjarri i Pacific Palisades nisi më 7 janar 2025 dhe u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga erërat e forta që arrinin deri në 100 milje në orë dhe kushtet e thata. Flakët përfshinë rreth 23.448 hektarë tokë, shkaktuan vdekjen e 12 personave dhe shkatërruan 6.837 banesa, biznese dhe struktura të tjera. Zjarri u vu nën kontroll plotësisht vetëm më 31 janar. Përfaqësuesja e zonës në Këshillin Bashkiak të Los Angelesit, Traci Park, deklaroi se asnjë vendim gjykate nuk mund të zhbëjë dëmet e shkaktuara nga kjo tragjedi./Dosja.al
Los Angeles 30-vjeçari Pacific Palisades
Bota
21 November 2026, 19:06
E.d
Foto ilustruse
EL SALVADOR- Tre ushtarë nga El Salvadori kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një shp&e...
Bota
21 November 2026, 18:55
E.d
Foto ilustruse
INDI- 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 180 të tjerë janë shtruar në spital në shtetin Manipur, në v...
Bota
21 November 2026, 18:43
E.d
Christian Emmanuel Sanon
SHBA- Një pastor në Florida është shpallur fajtor për të tetë akuzat që rëndonin ndaj ti...
Bota
21 November 2026, 18:33
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e ci...
Bota
21 November 2026, 18:26
e.d
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo centimetër të...
Bota
21 November 2026, 17:59
E.d
Foto ilustruse
Shumicën e pasditeve, pas përfundimit të mësimit, një studente e vitit të parë të dizajnit grafik sh&eu...
Bota
21 November 2026, 17:42
E.M
ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur mbi përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit&r...
Bota
21 November 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy anije cisterna që transportonin naftë janë goditur nga predha me origjinë të panjohur teksa po lundronin...
Bota
21 November 2026, 17:22
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar dëshirën e Kievit për t'u bërë pjesë e NAT...
Bota
21 November 2026, 17:16
E.M
ITALI- Një prej figurave më të rëndësishme të shtëpisë së famshme italiane të bizhuterive Bulgari, Paolo...