Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Aktiviteti, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, përfshin në program tema të rëndësishme si strategjia e UEFA-s për shëndetin e futbollistëve, parandalimi i dëmtimeve, antidopingu, inteligjenca artificiale dhe rehabilitimi sportiv.

TIRANE - Kryeqyteti ynë ka mirëpritur MedSportTech International Congress 2026, një kongres ndërkombëtar që bashkon profesionistë të mjekësisë, shkencës së sportit, farmacisë dhe teknologjisë për të diskutuar mbi risitë dhe sfidat e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.
Aktiviteti, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, përfshin në program tema të rëndësishme si strategjia e UEFA-s për shëndetin e futbollistëve, parandalimi i dëmtimeve, antidopingu, inteligjenca artificiale dhe rehabilitimi sportiv.
Në këtë kongres mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili në emër të Presidentit Armand Duka dhe FSHF-së, përgëzoi organizatorët për këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e mjekësisë sportive.
“Është kënaqësi të jem sot mes jush, në një kongres që bashkon mjekësinë, shkencën e sportit dhe teknologjinë, tri fusha që po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e sportit modern.
Në emër të Presidenti Armand Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, përgëzoj organizatorët për këtë nismë dhe për krijimin e një platforme ndërkombëtare që sjell në Tiranë ekspertizë, përvojë dhe ide të reja për të ardhmen e mjekësisë sportive”, - tha ai.
Shulku vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e mjekësisë sportive, duke theksuar se shëndeti i futbollistëve, parandalimi i dëmtimeve dhe rikthimi i sigurt në fushë janë elemente thelbësore të futbollit modern.
“Për ne, si Federatë Futbolli, kjo temë ka rëndësi të veçantë. Nuk mund të flasim për futboll modern dhe performancë të lartë pa vendosur në qendër shëndetin e sportistit. Parandalimi i dëmtimeve, kujdesi mjekësor, rehabilitimi dhe rikthimi i sigurt në fushë janë pjesë thelbësore e përgatitjes së çdo futbollisti.
Futbolli dhe sporti i sotëm kërkon gjithnjë e më shumë nga sportistët. Intensiteti i ndeshjeve, ngarkesa e stërvitjes dhe kalendari konkurrues e bëjnë të domosdoshme një qasje profesionale, ku ndërhyrja mjekësore nuk fillon vetëm kur ndodh dëmtimi, por shumë më herët, përmes parandalimit, monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm”, - tha Shulku.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm u ndal te investimet e FSHF-së në këtë drejtim, veçanërisht te klinika e Kombëtares, një qendër ekselence e pajisur me teknologji të avancuar për fizioterapinë dhe rehabilitimin.
Ai theksoi se synimi i Federatës është që standardet bashkëkohore të kujdesit mjekësor të mos shërbejnë vetëm për ekipet kombëtare, por të përbëjnë një pikë referimi edhe për klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.
“Pikërisht në këtë drejtim, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë investime konkrete. Një prej tyre është klinika e Kombëtares, një qendër ekselence për mjekësinë sportive, e pajisur me teknologji të avancuar në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit”.
“Besoj se MedSportTech International Congress është një mundësi e mirë për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të krijuar ura të reja mes shkencës dhe praktikës sportive.
Në përfundim, dëshiroj të ritheksoj se për Federatën Shqiptare të Futbollit, investimi në mjekësinë sportive është investim në të ardhmen e futbollit. Është investim në shëndetin e lojtarëve, në zhvillimin e tyre profesional dhe në krijimin e kushteve për karriera më të sigurta e më të gjata”, - përfundoi Ilir Shulku.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Gianni Infantino ka kërkuar falje për gabimet në komunikimin dhe konsultimin lidhur me një projekt të diskutueshëm inves...
SPANJE - Lamine Yamal është një yll që nuk flet vetëm në fushë. Kur intervistohet nga një lojtar veteran me reputacion,...
ANGLI - Neymar mbetet lojtari për të cilin është paguar më shumë para për t'u transferuar nga një klub në tjetrin....
Flick do të vendosë për skuadrën pas seancës stërvitore të pasdites së djeshme SPANJE - Janë lajme të m...
ITALI - AC Milan gjeti përgjigjet që kërkonte në Europa League, dhe fitorja dërrmuese kundër Salzburgut rriti moralin e kuqe...
GJERMANI - Harry Kane do të jetë lojtar i Bayern Munich të paktën deri në qershor të vitit 2029. Sulmuesi anglez ka arritur nj&eu...
TIRANE - Të dy klubet janë dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes. Sipas vendimi...
TIRANE - Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, të cilat do të zhvillohen pë...
ZVICER - UEFA Conference League ka nisur fazën e ligës për sezonin 2026-2027, me 18 ndeshjet e para të zhvilluara këtë të en...
SPANJE - Një mbrëmje e mbushur me gola, emocione dhe rezultate interesante në arenën europiane, ku 18 ndeshje prodhuan plot 46 gola. P...