LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson figura të shquara drejtuese të sportit shqiptar: Burim i përhershëm krenarie, me lidershipin e tyre ndikuan n

30 March 2021, 08:38 Nga DOSJA
Meta vlerëson figura të shquara drejtuese të sportit shqiptar:

TIRANË– Me anë të një ceremonie, presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Mehdi Bushati, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë. Figurë e shquar e sportit shqiptar; me cilësi të rralla si protagonist jo vetëm në fushën e lojës, por dhe si drejtues në funksionet më të larta sportive të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Meta dekoroi Azis Tahiri (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe rritjen cilësore të veprimtarive fizkulturore dhe sportive në vendin tonë, duke punuar me përkushtim në përsosjen e organizmin e tyre”; Kristaq Miço “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe reformimin e strukturës së edukimit fizik dhe sportit të futbollit, duke punuar me përkushtim për arritjen e rezultateve të larta, nëpërmjet përmirësimit e zbatimit të projekteve të reja”, si dhe Lame Konomi (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh dhe punën e shkëlqyer në rritjen e rezultateve të klubit sportiv ‘Tirana’ në të gjitha disiplinat dhe përmirësimin e kushteve në mjediset sportive përkatëse. Personalitet dhe shembull i spikatur për kujdesin e veçantë ndaj sportistëve për arritjen e rezultateve të larta”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta u shpreh:

“Është kënaqësinë e veçantë të vlerësoj disa nga drejtuesit më të lartë, por edhe personalitetet më të spikatura të sportit tonë, të cilët për dekada me radhë, me përkushtim, pasion dhe lidership i janë përkushtuar rritjes dhe zhvillimit cilësor të sportit shqiptar, duke promovuar vlerat e tij më të mira. Të rëndësishme dhe jetike për sportin tonë kanë qenë reformat, përgjegjësitë që janë ndërmarrë, përhapja e veprimtarive sportive në niveli profesional, amator dhe zhvillimin e tij, sidomoshapja e klasave sportive. Zoti Mehdi Bushati do të mbahet mend gjithmonë si sportist i nivelit të lartë, falë talentit të jashtëzakonshëm, por edhe si titullar plot autoritet i ‘Dinamos’ edhe Kombëtares sonë, si dhe kapiten i tyre pas një përfundimi me shumë sukses të karrierës sportive.Ai ju përkushtua drejtimit të sportit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për reformimin e strukturës dhe programeve sportive, në dobi të përmirësimit të kushteve ekonomike dhe stërvitore në të gjitha llojet e sportit shqiptar.

Jo pak herë ai është bërë garant për të ndihmuar të gjithë ata sportistë cilësorë, të cilët e kanë pasur të vështirë të bënin karrierë gjatë atij sistemi, për shkak të “luftës së klasave”. Zoti Bushati mbahet mend si një mbështetës shumë i fuqishëm i sportistëve elitarë nga qitja dhe peshëngritja e të të gjitha llojet e sporteve. Ai ka qenë iniciator e realizues i shumë reformave në fushën e sportit në vitet 1980-1990. Ndaj ndihem shumë i kënaqur, ta nderojmë këtë personalitet që e meriton plotësisht vlerësimin nga e gjithë shoqëria. Na vjen keq që nuk kemi këtu zotin Azis Tahiri, një personalitet shumë i nderuar, por kemi Ermalin i cili është produkt i edukimit që babai ka bërë direkt në familje.

Ermalin e mbaj mend edhe si një sportist shumë të talentuar. Zoti Azis Tahiri ka qenë një pedagog i dalluar në Universitetin e Sporteve dhe kudo ka shërbyer.

Ka qenë Zëvendëskryetar i Komitetit Shtetëror te Kulturës Fizike dhe Sporteve, Sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, organizator i spartakiadave kombëtare dhe manifestimeve të mëdha fizkulturore-sportive.

Zoti Tahiri ka dhënë një kontribut të çmuar edhe me punimet e tij shkencore, veçanërisht për programet e edukimit fizik në shkollat tona.

Një tjetër personalitet i sportit tonë është zoti Kristaq Miço. Angazhimi i tij në fushën e sportit është pjesë e rëndësishme dhe e suksesshme e jetës së tij, por edhe arritjeve në periudhën që ai ka drejtuar.

Ai ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në të gjitha nivelet, nga mësues i edukimit fizik e deri si Kryetar i Federatës të Futbollit dhe në drejtimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vitet 1982-1988. Zoti Lame Konomi, ose si e quajnë ‘babai’ i KS ‘Tirana’ është një figurë e dashur, që kujtohet me shumë respekt nga sportistë, trajnerë, mësues e punonjës të edukimit fizik dhe sportit. Ai ka qenë “babai” i Klubit ‘Tirana”, shumë i dashur dhe që kujtohet me respekt nga sportistët, trajnerët, mësuesit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si shef i Klubit të Tiranës, apo ‘17 Nëntorit’ siç quhej në atë kohë, ai ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar dhe arsimuar sportistët në fakultete të ndryshëm.

Mbahet mend që sportistët e Klubit Tirana, sidomos në vitet 1960-1970, gati 70 % ishin me arsim të lartë, falë edhe kësaj mbështetje të tij. Falë këtij përkushtimit dhe punës së shkëlqyer së Lame Konomit, Klubi bardhë e blu, fitoi trofe të panumërta në të gjitha drejtimet, jo vetëm në futboll, që ka qenë një nga periudhat më të lavdishme të Tiranës në atë kohë, por edhe basketboll për femra dhe meshkuj, qitje, atletik, gjimnastikë, mundje, pingpong e atletik. Sporti është në radhë të parë solidaritet, është frymë ekipi dhe mbi të gjitha është koha sot, jo vetëm të flasim më shumë për sportin, por të mendojmë dhe më shumë për sportin. Të rinjtë dhe fëmijët tanë jetojnë në një shoqëri shumë të ekspozuar ndaj problemeve sociale, ndaj është detyra e të gjithëve ne t’i afrojmë fëmijët me sportin, si një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për t’u rritur të shëndetshëm por edhe për t’u edukuar me vlerat më të mira sportive e njerëzore.”

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike azis tahiri ilir meta kristaq mico lane konomi azis tahiri ilir meta kristaq mico lane konomi


Sondazh

Politike 30 March 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...

Politike 29 March 2021, 20:51

TIRANË – Sërish debate në “Real Story” mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.Ky i fundit th...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...