14 November 2026, 19:05
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Uashingtonin në SHBA, ku një mjek 55-vjeçar ka vrarë drejtuesin e administrimit të pallatit ku banonte dhe ka plagosur katër persona të tjerë, përpara se t'i jepte fund jetës. Sipas policisë, autori i identifikuar si Matt Wade Lambert hapi zjarr të enjten në mëngjes, brenda një palestre në një kompleks apartamentesh në zonën Logan Circle, rreth 1.6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Viktima fatale është identifikuar si James Stuart, 46 vjeç, menaxher i ndërtesës, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Katër të plagosurit u transportuan në spitalet lokale për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Pas të shtënave në palestër, Lambert u largua drejt apartamentit të tij dhe qëlloi edhe ndaj personave të tjerë që ndodheshin në katin përdhes, nga ballkoni i banesës së tij në katin e shtatë.
Më pas, 55-vjeçari u mbyll në apartament, duke krijuar një situatë të rrezikshme për forcat e policisë. Sipas shefit të përkohshëm të policisë së Uashingtonit, Jefferey Carroll, gjatë kohës që ishte i barrikaduar, ai qëlloi të paktën dy herë në drejtim të efektivëve përmes derës. Negociatorët arritën të komunikonin me të në telefon, por biseda u ndërpre pasi ata dëgjuan një të shtënë. Kur policia hyri me forcë në banesë, e gjeti Lambertin me një plagë që dyshohet se ishte shkaktuar nga vetë ai. Mjeku ndërroi jetë në vendngjarje.
Hetuesit dyshojnë se motivi i sulmit lidhet me një konflikt të gjatë mes mjekut dhe administrimit të ndërtesës për probleme mirëmbajtjeje, rrjedhje uji dhe praninë e mykut në apartamentin e tij. Sipas policisë, Lambert kishte ngritur edhe një padi civile kundër shoqatës së pronarëve dhe administrimit të godinës. Konflikti kishte zgjatur më shumë se një vit dhe lidhej me pretendimet e tij se punimet e kryera në ndërtesë kishin shkaktuar dëme të rënda në apartamentin luksoz që zotëronte.
Ish-avokati i mjekut, Joel Braithewaite, deklaroi për mediat amerikane se mosmarrëveshja ligjore dhe problemet me banesën i kishin kushtuar klientit të tij rreth 300 mijë dollarë. Sipas tij, Lambert e konsideronte apartamentin si pronën e tij më të çmuar, por pas zhvendosjes kishte konstatuar probleme me ujin dhe mykun, duke shpenzuar mijëra dollarë për trajtimin e tyre.
Gjatë kontrollit në apartamentin e autorit, policia sekuestroi tre armë zjarri, të cilat dyshohet se u përdorën gjatë sulmit, si dhe disa enë me lëndë të ndezshme. Autoritetet po hetojnë nëse sulmi ishte planifikuar paraprakisht dhe po përpiqen të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Dëshmitarët përshkruan momente paniku, pasi fillimisht u aktivizua alarmi i zjarrit dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Disa persona u detyruan të largoheshin me vrap nga palestra dhe të kërkonin strehim pas strukturave pranë ndërtesës. Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, e cilësoi ngjarjen si një akt të pakuptimtë dhune me armë, ndërsa konfirmoi se Shtëpia e Bardhë ishte informuar për situatën./Dosja.al
shba vrasje Matt Wade Lamber
Bota
14 November 2026, 18:44
E.d
Pamje
SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Detroitit, në SHBA, ku dy burra kanë hipur me kuajt e ty...
Bota
14 November 2026, 18:35
E.d
Pamje
SHBA- Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos përjetuan orë të tëra pritjeje, ...
Bota
14 November 2026, 18:19
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon që Britania e Madhe dhe Franca të angazhohen të mos përdorin armë...
Bota
14 November 2026, 17:56
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy dronë të lëshuar nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, janë interceptuar dhe shkatërrua...
Bota
14 November 2026, 17:43
E.M
FILADELFIA- Filadelfia është thyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë pas rreth 50 vite nga premiera...
Bota
14 November 2026, 17:41
E.d
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy ka bërë të ditur se kaosi i krijuar në aer...
Bota
14 November 2026, 17:35
E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, n&...
Bota
14 November 2026, 16:16
E.M
GREQI- Dy të rinj në moshën 21-vjeçare janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin qytetarët duke u...
Bota
14 November 2026, 15:44
E.M
SHBA- Binance ka njoftuar këtë të shtunë se synon të rivendosë plotësisht shërbimet e tërheqjes për të g...
Bota
14 November 2026, 15:10
E.M
KINË- Jensen Hung, Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, dyshohet se ka keqinformuar disa prej drejtuesve më të lartë të kompanisë lid...