Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Amerikani shpërblehet për paraqitjet e tij me fanellën kuqezi dhe rrit edhe pagën, që pritet të shkojë në rreth 6 milionë euro në sezon. Pas tij, drejtuesit synojnë të sigurojnë edhe të ardhmen e Rabiot.
ITALI - AC Milan ka siguruar vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Christian Pulisic ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2031, duke konfirmuar besimin e klubit te sulmuesi amerikan.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi milanez, i cili vlerëson kontributin e 27-vjeçarit që prej transferimit në San Siro në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, Pulisic është shndërruar në një nga pikat kryesore të skuadrës, falë cilësive teknike, vazhdimësisë dhe rëndësisë së tij në repartin ofensiv.
Shifrat flasin qartë për ndikimin e amerikanit: 44 gola në 141 ndeshje me fanellën e Milanit. Performancat e tij kanë bindur drejtuesit që ta shpërblejnë me një marrëveshje të re afatgjatë.
“Rinovimi i kontratës së Pulisic konfirmon dëshirën tonë për të vazhduar në rrugën që kemi ndërtuar gjatë viteve, me ambicien për të vazhduar rritjen, për të arritur momente të reja dhe për të shkruar kapituj të tjerë të rëndësishëm në historinë e AC Milan”, thuhet në komunikatën e klubit.
Përveç zgjatjes së kontratës, pritet të ketë edhe një përmirësim të ndjeshëm financiar për futbollistin. Sipas raportimeve, paga e tij vjetore do të rritet nga 4 milionë euro në rreth 6 milionë euro, si një tjetër dëshmi e rëndësisë që ai ka fituar në projektin e kuqezinjve.
Pulisic, i cili më parë ka luajtur për Borussia Dortmundin dhe Chelsean, ishte i lidhur me Milanin deri në vitin 2027. Marrëveshja e re i jep klubit siguri për të ardhmen dhe shmang çdo pasiguri rreth vazhdimësisë së amerikanit.
Ndërkohë, drejtuesit kuqezi po punojnë edhe për çështje të tjera kontraktuale. Pas rinovimeve të Pulisic dhe Strahinja Pavlovic, Milani synon të sigurojë në javët e ardhshme edhe të ardhmen e Adrien Rabiot, i cili është një tjetër emër i rëndësishëm në planet e klubit.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Bayern Munich përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, përballjen me Borussia Dortmun...
TIRANE - FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënu...
TIRANE - Trajneri i Egnatias regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës rrogozhinase, duke arritur tri fitore ndaj Laçit, Vllazni...
ANGLI - Një tjetër futbollist i Premier League është bërë viktimë e grabitjeve në Angli. Këtë herë në...
SPANJE - Lamine Yamal nuk e ka lënë zhgënjimin e Topit të Artë të ndikojë në paraqitjet e tij. Këtë e ka konfi...
SPANJE - Barcelona ka nisur të mendojë për përforcime në repartin defensiv, pas dy humbjeve të rëndësishme ndaj PSG-s&eu...
AFRIKE - Kalendari afrikan i futbollit vazhdon të jetë një temë e nxehtë. Me ankesa të përsëritura nga klubet evropiane ...
ARABIA SAUDITE - Kupa e tij e fundit para se të tërhiqet. Cristiano Ronaldo ka kohë që ndjek 1000 golat në karrierën e tij dhe mun...
TIRANE - I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkur&eum...
BRAZIL - Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me 26 futbollistë të Brazilit për dy ndeshjet e fundit të vitit 2026, kundër Japonis&eu...