11 November 2026, 20:53
Nga E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime të qarta mbi drejtimin që do të marrë vendi pas ndryshimeve politike. Duke folur nga Dublini, Rama tha se Komisioni Evropian ka pasur probleme me administratën e mëparshme serbe, veçanërisht për çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe përmbushjen e kërkesave thelbësore të Bashkimit Evropian.
Ai e cilësoi situatën aktuale në Serbi si një eksperiment social dhe politik, duke iu referuar Listës Studentore dhe mënyrës së përzgjedhjes së personave që pritet të përfaqësojnë vendin në parlament dhe qeveri. Megjithatë, sipas Ramës, deri më tani nuk ka sinjale për ndryshim të qëndrimit të Beogradit në çështjet kryesore të politikës së jashtme, si normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Komisioni ka pasur probleme me administratën e mëparshme në Serbi, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, probleme lidhur me disa kërkesa thelbësore të BE-së, ndërkohë që është shumë herët për të thënë diçka me saktësi për atë që vjen më pas. Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me listën studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri. Nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, sanksioneve kundër Rusisë apo qasjes kur bëhet fjalë për atë që faktikisht është përkufizuar si mbyllje më parë me qeverinë që ishte. Është interesante, por shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
11 November 2026, 20:46
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), në Dublin, duke folur mbi an&eum...
Politike
11 November 2026, 20:03
E. D
TIRANË- Zhvillimi i samitit të NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm mbetet i pasigurt, ndërsa aleatët ende nuk kanë d...
Politike
11 November 2026, 19:09
Agron Shehaj dhe Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashk...
Politike
11 November 2026, 18:10
E. D
Peter Sorensen, Albin Kurti
PARIS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Përfaqësuesin Special t&e...
Politike
11 November 2026, 17:23
E. D
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurode...
Politike
11 November 2026, 11:29
E. D
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar eurodeputetin gjerman Michael Gahler, pas deklaratave t&e...
Politike
11 November 2026, 16:59
E. D
Enea Karakaçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo pyeti Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin, se pse nuk po...
Politike
11 November 2026, 15:33
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj i është drejtuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulan...
Politike
11 November 2026, 15:31
E. D
KOSOVË- Dritat në shtëpinë e Qemajl Fetahut dhe bashkëshortes së tij, Shpresës, një herë në javë nd...
Politike
11 November 2026, 14:39
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvi...