11 November 2026, 21:02
Nga E.M

DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe Revolucionin Flamingo, nismën paqësore të qytetarëve për dorëheqjen e panegociueshme të tij dhe rrëzimin e qeverisë. Ai pohoi se Revolucioni Flamingo është rezultat i një urrejtjeje kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, Donald Trump.
Rama tha se ky revolucion nuk do të regjistrohej në Shqipëri nëse hija e Trump nuk do të ishte pjesë e çështjes mjedisore duke shtuar se qytetarët të cilët ndjejnë urrejtje ndaj Trump arritën të nisnin këtë betejë në bulevardet e Tiranës.
Ndërsa po fliste për revoltën e protestuesve Kryeministri nënkuptoi se është e vështirë që në një vend kaq të vogël të dalë në shesh e vërteta, si pasojë e medias.
“Aq sa i sofistikuar që është Komisioni, është një makineri e sofistikuar për të shqyrtuar dhe vlerësuar faktet në bazë të fakteve. Sot merr shumë raporte që mbështeten në perceptime, të cilat mbështeten në interesa, ndërkohë që raporti i Komisionit është një vlerësim tërësor dhe i besueshëm i asaj që shkon ose nuk shkon mirë. Pas kaq shumë indinjatash, me një amplifikim të jashtëzakonshëm në median botërore, morëm një raport që nuk ishte aspak i influencuar kur bëhet fjalë për faktet. Nuk ka asnjë shans që kjo gjë të ndikojë në ndonjë mënyrë te Komisioni. Revolucioni i flamingove është rezultat i një urrejtjeje kundër Trumpit. Nëse hija e Trumpit nuk do të ishte në sfond të kësaj çështjeje mjedisore, atëherë nuk do të kishit dëgjuar për flamingot në Shqipëri. Të gjithë ata që urrejnë Trumpin gjetën bulevardin e Tiranës për të bërë këtë betejë, njësoj si Cezari që gjeti Shqipërinë e Jugut për fjalën e fundit ndaj Pompeut. Por sa e vështirë është për një vend të vogël për të hedhur të vërtetën në këtë hapësirë kaq të madhe të medias sot," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama Dublin
Politike
11 November 2026, 20:53
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët pë...
Politike
11 November 2026, 20:46
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), në Dublin, duke folur mbi an&eum...
Politike
11 November 2026, 20:03
E. D
TIRANË- Zhvillimi i samitit të NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm mbetet i pasigurt, ndërsa aleatët ende nuk kanë d...
Politike
11 November 2026, 19:09
Agron Shehaj dhe Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashk...
Politike
11 November 2026, 18:10
E. D
Peter Sorensen, Albin Kurti
PARIS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Përfaqësuesin Special t&e...
Politike
11 November 2026, 17:23
E. D
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurode...
Politike
11 November 2026, 11:29
E. D
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar eurodeputetin gjerman Michael Gahler, pas deklaratave t&e...
Politike
11 November 2026, 16:59
E. D
Enea Karakaçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo pyeti Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin, se pse nuk po...
Politike
11 November 2026, 15:33
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj i është drejtuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulan...
Politike
11 November 2026, 15:31
E. D
KOSOVË- Dritat në shtëpinë e Qemajl Fetahut dhe bashkëshortes së tij, Shpresës, një herë në javë nd...