Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vendimi vjen në një kohë kur kompania është nën hetim për çështjen e 2,800 tonëve mbetje të rrezikshme, të cilat u kthyen nga Tajlanda.
TIRANË- Kompania metalurgjike Kurum ka humbur lejen mjedisore të tipit A, të cilën e dispononte prej shtatorit të vitit 2016. Sipas informacioneve paraprake, urdhri për shfuqizimin e lejes është firmosur më 3 nëntor 2026 nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Vendimi vjen në një kohë kur kompania është nën hetim për çështjen e 2,800 tonëve mbetje të rrezikshme, të cilat u kthyen nga Tajlanda.
Procedura për shfuqizimin e saj nisi në qershor të këtij viti disa muaj pas arrestimeve të lidhura me eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria. Sipas urdhrit të ministrit, propozimi për heqjen e lejes erdhi nga strukturat e inspektimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
“Propozimi ka ardhur nga Drejtoria e Inspektim Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM, e cila me Vendimin Përfundimtar të Inspektimit… datë 25.06.2026 propozoi shfuqizimin e lejes mjedisore”, thuhet në dokument.
Hetimet po zhvillohen për të zbardhur përgjegjësitë lidhur me trajtimin dhe eksportimin e mbetjeve, si dhe shkeljet e dyshuara të legjislacionit mjedisor. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhër-arreste për personat e dyshuar si përgjegjës. Nga hetimet janë evidentuar dyshime për shkelje jo vetëm nga Kurum, por edhe nga kompania 'Sokolaj', e cila kishte blerë mbetjet, si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Sakaq, Kurum është një nga operatorët kryesorë të industrisë metalurgjike në Shqipëri.
Skandali i mbetjeve të rrezikshme të Kurum lidhet me eksportimin e 102 kontejnerëve me rreth 2,800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria drejt Tajlandës, në korrik 2024. Ngarkesa ishte deklaruar si oksid hekuri, por analizat laboratorike zbuluan se bëhej fjalë për pluhur toksik të krijuar nga filtrat e furrave elektrike të prodhimit të çelikut. Pasi autoritetet tajlandeze refuzuan ta pranonin, kontejnerët u kthyen në Shqipëri dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit.
Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për kompaninë Kurum, ndërmjetësit e eksportit dhe punonjës të institucioneve shtetërore, duke kërkuar masa sigurie për 33 persona në shkurt 2026. Hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, transport të mbetjeve toksike, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të procedurave mjedisore. Në mars 2026, mbetjet nisën të zhvendoseshin nga Porto Romano drejt zonës së Vrinës. Ndërkohë, në nëntor 2026, Ministria e Mjedisit revokoi lejen mjedisore të Kurum për aktivitetin metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit./Dosja.al
Oltion Bistri TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apeli...
Sadete, Gazmir dhe Urim Fiku Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku kanë zbuluar detaje të re...
Luka Beqiraj SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Span...
Pamje BELGJIKA- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, ndërsa personat që dyshohet se qëndro...
Foto ilustruse ANGLI- Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqipt...
Foto ilustruse TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në or&e...
Pamje KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc,...
Foto ilustruse Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes...
Pamje GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë në një magazinë druri në zonën industriale të Gjirokastrës gjat&eu...
Foto ilustruse Qeveria ka nisur diskutimet me grupet e interesit për hartimin i listës së produkteve ushqimore që do të përfitoj...