https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Mjeku nga Kukësi humbi jetën nga COVID/ Humbje e madhe për familjarët, reagon kolegu i tij: Ai ishte në vijën e parë, bal
20 October 2020, 15:49Nga DOSJA
TIRANE– Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19, mjeku i Spitalit rajonal të Kukësit, Astrit Haziri. Humbja e tij trishtoi familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut. Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.
Postimi i plotë i Skënder Brataj
Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri
Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.
Mjeku Astrit Haziri, humbi jetën ditën e sotme në Turqi. Pas infektimit nga koronavirusi disa ditë më parë u dërgua në Turqi për trajtime të mëtejshme pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Doktor Haziri, punonte si mjek familje në Spitalin Rajonal të Kukësit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lirohet nga burgu Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë rrugore në Dibër, Robert Aga, një prej të arrestuarve të operacionit anti-drogë “Tr...
Historia e dënimit të Al Kapones për evazion fiskal duket se është akoma sot motivues për agjencitë ligjzbatuese.Më e reja prej tyre, Byroja Kombëtare e Hetimit...
TIRANE-Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të n...
TIRANE– 4 persona kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, 301 raste të reja janë shfaqur në vendin tonë për ditën e sotme. Janë kryer 1407 testime...
TIRANE– Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka goditur ditën e sotme Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke arrestuar ish-drejtorin i Pro...
TIRANE– Policia Rrugore ka vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila ditën e sotme. Gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëv...
TIRANE–Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona të cilët brenda pak orësh, kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre nga efektivët në Komisariatin e P...
ELBASAN– Një zyrtar i Policisë së Elbasanit është marrë i pandehur për dekonspirimin e një aksioni top-sekret të forcave RENEA në fillim të korrikut, një vit më...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit kërkon që tre shtetasit e dënuar për veprat penale “Trafikimi i të miturve”“Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe ‘ Vjedhja m...