https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Moment prekës, Joe Biden kujton kohën kur djali i tij ishte me kancer teksa një infermiere i thoshte se në spitale nuk ka ku
21 November 2020, 12:59Nga DOSJA
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden gjatë një bisede që ka bërë me një infermiere të spitalit të Minesotës, është prekur pasi ka kujtuar kohën kur djali i tij, Beau vuante nga kanceri. Joe Biden ka fshirë lotët kur infermierja, Mary Turner i ka treguar atij periudhën e keqe që ka kaluar këto 9 muaj që është marrë me pacientët që kanë Covid. Turner i tha presidentit të zgjedhur se në spital nuk i kanë kushtet e duhura dhe kanë munges tamponi. Më tej, ajo tha se nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të bente testin për Covid-19, dhe se në shtëpi rrinte e distancuar nga frika se mos ishte infektuar.
“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë. Infermierët po ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar tani,” tha ajo.
Ndërsa Biden pas kësaj ka thënë së është i emocionuar dhe pasi ka kaluar shumë kohë në pavionet e spitaleve duke u marrë me sëmundjen e djalit të tij, Beau. Biden më tej, e hodhi fajin për këtë gjendje të spitaleve të SHBA-së, paraardhësit të tij Trump duke e akuzuar se ka qenë i papërgjegjshëm dhe nuk e ka menaxhuar situatën e Covid-19.
‘Ju më keni emocionuar,” tha ai.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë atje janë regjistruar 12,277,024 persona me Covid-19 ndërsa 260,312 të tjerë kanë humbur botës.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANIA E MADHE-Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka publikuar një video nga rezidenca zyrtare ku po qëndron në vetizolim. Në video e publikuar në Twitter...
PEKIN-Kina po merret me një studim të ri në lidhje me përhapjen e hershme të koronavirusit në Itali, duke hedhur kështu dyshime se është vendi ku ka lindur pand...
SLLOVENI-Një studim i publikuar ka treguar se 19 % e sllovenëve kanë shkuar në zyrë edhe pse kanë pasur simptoma Covid-19. Sipas mediave të huaja, pjesa më e ma...
ANGLI- Rrjetet sociale së bashku me një disa nga qeveritë më të mëdha në botë si ajo e Kandasë apo Britanisë së Madhe kanë nisur një fushatë për të luftuar teor...
ITALI-Komuna e Krotonës (Crotone) ka dhënë alarmin e kuq për motin, pas një përkeqësimi të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura. Sakaq mend...
SHBA- Universiteti i Oxford-it ka publikuar një studim, në të cilin thuhet se personat e infekuar me Covid-19 kanë imunitet që mos të riinfektohen sërish të pak...
ITALI-Shifra e lartë e të infektuarve e ka detyruar gjithë botën të marrë masa parandaluese. Ndërkohë, një i pastrehë në Itali është gjobitur me 280 euro, pasi ...
SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve kryesorë katër ish-zyrtarë të administratës Obama-Biden, ndërsa vazhdon punën për formimin e ek...