LIVE UPDATES
Politike

MOMENTET: Kur lotët flasin më shumë se fjalët/ Pikat e dobëta të politikanëve shqiptarë, pse u përlotën “kokat e sht

7 November 2020, 16:46 Nga DOSJA
MOMENTET: Kur lotët flasin më shumë se fjalët/ Pikat e

TIRANË –“E qara është e folura e zemrës, kur buzët nuk e shpjegojnë dot dhimbjen që po ndjen,”-kështu thuhet për emocionin e vetëm që na bën vulnerabël në sytë e të tjerëve. E nga ky emocion nuk kanë shpëtuar as shumë prej figurave të njohura të politikës shqiptare. Pavarësisht se politika u ka “trashur lëkurën” dhe i ka dëtyruar që të përballen me shumë sfida, sërish si njerëz të vdekshëm që janë, ka ndodhur që të preken publikisht, e të mos i kursejnë as lotët. Familja, tragjedi apo emocoione të mëdha, i kanë detyruar figura të njohura për shqiptarët që të tregojnë hapur ndjenjat e tyre. Për kryeministrin e vendit, Edi Rama ishte tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit ajo që e detyroi të përlotej. Mes viktimave të shumta ishte dhe e dashura e djalit të tij, Gregut. Ndërsa për të tjerë familja apo dhe dorëheqja nga një post që i kanë dedikuar gjithë jetën.

Edi Rama

Kryeministri është parë i përlotur disa herë. Të gjitha gjatë vitit të shkuar, ku një tërmet që lëkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit dhe që vrau plot 51 persona, e ka bërë që të lëshojë veten dhe disa pika lot. Në një konferencë të jashtëzakonshme me ministrat e tij, Rama nuk i ka përmbajtur lotët teksa përmendte emrat e të ndjerëve, duke treguar emocione që deri më atëherë i kishte mbajtur fshehur. Edhe disa javë më parë, teksa ishte “live” në emisionin “Opinion”, kryeministri u prek nga fjalët e paraardhësit të tij, Sali Berisha. Ky i fundit i përmendi nënën e ndjerë, Anetën, e cila ndërroi jetë disa muaj më parë. Krahasimi me nënën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e bëri Ramën të prekej dhe të humbiste fjalët duke shpërthyer më pas në fyrje për Berishën. Herë tjetër që Rama është përlot ka qënë në një studio televizive, teksa adresonte akuzat se ai kishte mohuar të birin, si djalin e tij. Me lot në sy, Rama akuzonte Berishën se ishte ai “strumbullari” ndaj çdo gënjeshtre që ishte dhënë për familjen e tij.

Sali Berisha

Lideri historik i Partisë Demokratike është parë të përlotet pasi dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 2013 ndaj Partisë Socialiste. Teksa gjithë të tjerët përloteshin, as Berisha nuk u përmbajt dot. Derdhi disa pika lot…për postin që e kishte mbajtur prej disa dekadash.

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është përlotur ka folur për aktorin e njohur Neritan Liçaj, vetëm pak orë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. E ulur në shesh dhe duke akuzuar me plot gojë kryeministrin Edi Rama për atë që ajo e cilësoi si “krim”, Kryemadhi nuk i ka kursyer as lotët. Me zërin që i dridhej, Kryemadhi nuk i kurseu fjalët për aktorin që prej vitesh qëndronte “rojë” tek godina që u shemb vetëm pak kohë më parë.

Një herë tjetër që Kryemadhi është parë “e dobët” ka qënë për familjen e saj. Në një intervistë për “Open”, Kryemadhi u përlot teksa fliste për të bijën, të cilën tregoi se e kishte larguar nga vendi për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.

Saimir Tahiri

“Unë po shkoj në burg Fevzi, po shkoj në burg…” Sapo kishte nisur procesi i gjatë gjyqësor ndaj tij. Ministri i Brendshëm asokohe, Tahiri më 19 Tetor të vitit 2017, kur Prokuroria kërkonte “arrest me burg” për të, socialisti doli live në emisionin “Opinion” për të mbrojtur veten përballë akuzave se ai kishte favorizuar një prej grupeve kriminale që operonte në Shqipëri për të kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike. Teksa Prokuroria kishte gati “prerjen” e fletë-arrestit, Tahiri dilte për të mbrojtur të drejtën e tij, që edhe sot endet Gjykatave për ta provuar. Kur kanë kaluar thuajse 3 vite, sërish gjyqi ndaj tij vijon…e po ashtu dhe akuzat!

Jozefina Topalli

E ashtuquajtura “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare, Jozefina Topalli ka qarë teksa tregonte momentin që kishte marrë vesh lajmin se ishte bërë gjyshe. Me lot në sy ajo tregonte se mjekja i kishte nxjerrë në telefon zërin e një bebejë që qante, nipit të saj Nikolas, e kujtimi i asaj dite bëri që ish-kryeparlamentarja të përlotej sërish.

Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët teksa mbante një fjalë të shkutër për ushtarakët që ndërruan jetë në Letoni një vit më parë. Në ceremoninë e nderimit të tyre, Xhaçka me një fletë në dorë po shprehte edhe njëherë mirënjohjen ndaj atyre që ranë dëshmorë, por lotët nuk iu bindën. Asokohe edhe shtatzënë, ministrja qante në çdo fjalë që tregonte për ata që ranë për Shqipërinë, ndonjëse shumë kilometra larg saj.

Janë dashur tragjedi, histori familjare dhe padrejtësi që politikanët tanë të derdhin lot, e megjithatë e kanë bërë, si për të treguar që janë njerëz. Njerëz prej gjaku e prej mishi, ashtu si edhe ne…

(K.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jozefina topalli monika kryemadhi olta xhacka saimir tahiri sali berisha edi rama jozefina topalli monika kryemadhi olta xhacka saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...