19 October 2026, 17:28
Nga DOSJA
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Europa League (0-1)
FRANCE - Udhëtimi i tifozëve të Freiburgut drejt Monakos për ndeshjen e kësaj të enjteje në Ligën e Conferencës do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet e Principatës kanë vendosur të kufizojnë në 850 numrin e mbështetësve gjermanë që do të lejohen të ndjekin përballjen ndaj AS Monaco, e programuar për orën 21:00.
Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare të Monakos përmes një dekreti ministror, ku përmenden vështirësitë e hasura në vitet e fundit gjatë organizimit të ndeshjeve të futbollit, përfshirë ato kundër Nantes, Lens, Nice dhe Lille. Në vendimmarrje është marrë parasysh edhe zhvillimi i panairit të lojërave në të njëjtën periudhë, që pritet të shtojë fluksin e njerëzve në Principatë.
Nga 850 tifozët gjermanë të lejuar, 650 do të vendosen në tribunën Populaire H, ndërsa 200 të tjerë në sektorin Seconde A. Përveç kufizimit numerik, autoritetet kanë vendosur që në Monako të lejohen vetëm mbështetësit që mbërrijnë me autobusë të shoqëruar.
Gjithashtu, disa zona të Principatës do të jenë të ndaluara për personat që identifikohen si tifozë të Freiburgut. Masat synojnë të garantojnë sigurinë dhe të shmangin incidente të mundshme përpara dhe gjatë takimit.
Monaco vjen në këtë përballje pas një nisjeje pozitive në kompeticionin evropian, ku javën e kaluar fitoi 2-1 në transfertë ndaj CSKA Sofjes. Ndërkohë, ndeshja me Freiburgun pritet të ndiqet nga rreth 8 mijë spektatorë, në një takim ku vëmendja nuk do të jetë vetëm te futbolli, por edhe te masat e jashtëzakonshme të sigurisë.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...
Sport
19 October 2026, 17:00
ITALI - Pasi u rikthye në formë në ligë, Roma po kërkon të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve...
Sport
19 October 2026, 16:53
BRAZIL - Një histori e pazakontë ka përfshirë sulmuesin brazilian Richarlison dhe Flavio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit të Brazi...
Sport
19 October 2026, 16:30
GJERMANI - Michael Olise është në prag të një marrëveshjeje të rëndësishme sponsorizimi me Nike, por gara p&e...
Sport
19 October 2026, 16:12
Nga Endi Tufa
TIRANE - Deri para dorëheqjes së Ivan Gvozdenoviç nga Elbasani, Abissnet Superiore kishte pesë trajnerë të huaj, ...
Sport
19 October 2026, 16:00
Luis Enrique dhe Ivan de la Pena në stolin e AS Roma në korrik 2011
FRANCE - Pas suksesit të Luis Enriques në pankinën e Paris Saint-...
Sport
19 October 2026, 15:30
SPANJE - Konflikti mes Javier Tebas dhe Real Madridit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Pas fitores 4-1 ndaj Sevillas, tifoz...
Sport
19 October 2026, 15:00
SPANJE - Getafe mund të bëjë një tjetër goditje në merkato, duke synuar Sergio Ramosin. Pas sigurimit të shërbimev...
Sport
19 October 2026, 14:49
FRANCE - Një sukses i padiskutueshëm. Pas më shumë se dy milionë votave të numëruara në faqen e internetit Onze Mondial...