https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Monika Kryemadhi shkon në Malësi, merr lahutën në dorë dhe…S’harron akuzat ndaj qeverisë: Na shkatërruan kult
5 August 2020, 13:02Nga DOSJA
MALËSI E MADHE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në Malësinë e Madhe, ku edhe ka takuar lahutistin virtuoz Jonuz Delajku. Me lahutë në dorë, Kryemadhi ka kujtuar se Shqipëria ka hyrë në përjetorin e shtatë që instrumenti muzikor iu njoh Serbisë nga ana e UNESCO-s dhe qeveria ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Më tej, ajo shkruan se qeveria do të mbahet mend për shkatërrimin e blerave ndërsa opozita e re do të mundohet që të rikuperojë sa më shumë të jetë e mundur.
“Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh,”-shkruan Kryemadhi.
MESAZHI I PLOTË I KRYEMADHIT:
Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh. Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:
Përsè flamuri kuq e zí, Sod mâ s’ pari, bukurí Porsì fleta e Engllit t’ Zotit, Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit, Si valviti dikúr motit; E dér m’qiellë ushto brohrija, Kah gërthet fusha e malcija: Për jetë t’ jetës rroftë Shqypníja!
Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë. Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale të lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysmë ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra. Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë. Do të mbahen mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit. Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes. Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar sot se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe k...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, (analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19). Ish-dep...
TIRANË- Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve foli në studion e “ABC News” për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.Gjatë inte...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ngitur pretendime se në qytetin e tij është bërë një ndalim selektiv i ceremonive martesore. Teksa i bashkoh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Me anë të reagi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se terapitë intensive në spitale janë në kolaps. Në një reagim në mediat sociale, ...
TIRRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zbardhur detaje nga programi i qeverisë për ripunësimin. Denaj është shprehur se Agjencia Kombëtare e Punës...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe dy televzione, RTV Ora dhe O...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e lirisë së medias në Shqipëri. Sipas Metës, denocnimet ndaj censurës dhe presioneve janë tep...
TIRANË– Deputeti Elio Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan ...