9 November 2026, 07:44
Nga G.M
Israel Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, la të hapur mundësinë e operacioneve të reja ushtarake kundër Teheranit, ndërsa paralajmëroi Hezbollahun për pasoja të rënda në rast sulmi ndaj Izraelit. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se misioni ushtarak i Izraelit kundër Iranit nuk ka përfunduar, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve të reja ndaj Teheranit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë një ceremonie zyrtare në Jerusalem, Katz akuzoi Iranin se vazhdon përpjekjet për të siguruar armë bërthamore dhe theksoi se Izraeli duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar.
“Detyra jonë është të jemi të gatshëm për të gjitha skenarët”, u shpreh ai, duke nënvizuar se vendi i tij do të veprojë nëse është e nevojshme për të mbrojtur qytetarët.
Në të njëjtën kohë, ministri konfirmoi se ushtria izraelite nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zonat që i konsideron zona sigurie në Gaza, Liban dhe Siri. Katz lëshoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Hezbollahun, duke deklaruar se nëse organizata i bashkohet Iranit në një sulm kundër Izraelit, do të përballet me goditje jashtëzakonisht të ashpra. Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përpjekjet diplomatike për uljen e konfliktit vazhdojnë, ndërsa mundësia e një përshkallëzimi të ri ushtarak mbetet e hapur./Dosja.al
izrael
Bota
9 November 2026, 07:24
G.M
Joe Biden
SHBA- Ish-presidenti amerikan pranon se gjendja shëndetësore e ka detyruar të kufizojë aktivitetet publike për promo...
Bota
9 November 2026, 07:32
E.d
Pamje
KINA- Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat apartamentesh në qytetin Taiyuan, në provincën Sha...
Bota
9 November 2026, 07:27
E.d
24-vjeçari, Michal Oksinski
POLONI- Polonia vijon të jetë e tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të shtunën pasdi...
Bota
9 November 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Kërcënimet për bomba në trafikun ajror evropian kanë alarmuar autoritetet në Evropë dhe kanë shkaktuar ...
Bota
9 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Reagimet e vendeve ndaj krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme kanë qenë shumë të ndry...
Bota
8 November 2026, 23:00
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se politika e tij për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm mund...
Bota
8 November 2026, 22:50
E.d
Pamje
HOLANDA- Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kund&eum...
Bota
8 November 2026, 22:44
E.d
Nicolás Maduro
SHBA- Jeta e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka nd...
Bota
8 November 2026, 22:25
E.d
Jensen Huang dhe Alice Huang
SHBA- CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore...
Bota
8 November 2026, 22:04
E.d
Foto ilustruse
AMERIKA LATINE- Prodhuesit e bananeve në Amerikën Latine po kërkojnë kushte më të favorshme tregtare dhe pag...