8 November 2026, 22:44
Nga E.d
Nicolás Maduro
SHBA- Jeta e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka ndryshuar rrënjësisht pas arrestimit nga forcat amerikane. Çifti ndodhet në paraburgim në Brooklyn të Nju Jorkut, në pritje të gjyqit, ndërsa raportimet për jetën e tyre pas hekurave zbulojnë një situatë të vështirë, veçanërisht për ish-zonjën e parë të Venezuelës.
Sipas mediave, Maduro po kalon pjesën më të madhe të kohës duke lexuar libra dhe tekste fetare e filozofike. Mes tyre janë Bibla dhe Kurani. Ai është takuar gjithashtu me përfaqësues fetarë të burgut, përfshirë një prift dhe një rabin. Ish-presidenti raportohet se ka humbur peshë dhe është ankuar për cilësinë e ushqimit që i ofrohet në burg.
Gjendja shëndetësore e bashkëshortes, shqetësuese
Më e vështirë paraqitet situata për Celia Flores, 70 vjeçe, e cila sipas dokumenteve gjyqësore po përballet me disa probleme shëndetësore. Në momentin e arrestimit, ajo ishte duke u rikuperuar nga një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e mitrës. Gjatë qëndrimit në paraburgim ka marrë medikamente për dhimbjet në kraharor, ndërsa raportohet se ka humbur më shumë se 11 kilogramë dhe ka humbur dy dhëmbë.
Flores ka qëndruar për tre muaj në izolim, përpara se të transferohej në një sektor me të burgosur të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, ajo është ekspozuar edhe ndaj sprejit të piperit, të përdorur nga autoritetet për të ndërhyrë në një konflikt mes të burgosurve.
Avokatët e saj kanë ngritur shqetësime për gjendjen shëndetësore, duke pretenduar se ajo mund të ketë pësuar një atak të lehtë në zemër në muajin korrik. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Flores arrin të flejë vetëm tre deri në katër orë në natë.
Kërkesa për lirimin e saj u rrëzua
Për shkak të problemeve shëndetësore dhe kushteve të paraburgimit, mbrojtja e Flores kishte paraqitur një kërkesë për lirimin e saj. Megjithatë, kërkesa u rrëzua nga gjykata. Çështja ishte shqyrtuar fillimisht nga gjyqtari Alvin K. Hellerstein, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 92-vjeçare. Tashmë, procesi gjyqësor është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja Analyssa Torres.
Maduro përballet me gjyqin në vitin 2027
Nicolás Maduro dhe Celia Flores pritet të përballen me procesin gjyqësor në vitin 2027. Ish-presidenti akuzohet, ndër të tjera, se ka lehtësuar trafikimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.
Edhe Flores është përfshirë në të njëjtën aktakuzë. Të dy kanë deklaruar se janë të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tyre. Ndërsa presin përballjen me drejtësinë amerikane, ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, mes problemeve shëndetësore, kufizimeve të lirisë dhe pasigurisë për fatin e tyre gjyqësor./Dosja.al
Celia Flores Nicolás Maduro shba
Bota
8 November 2026, 22:25
E.d
Jensen Huang dhe Alice Huang
SHBA- CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore...
Bota
8 November 2026, 22:04
E.d
Foto ilustruse
AMERIKA LATINE- Prodhuesit e bananeve në Amerikën Latine po kërkojnë kushte më të favorshme tregtare dhe pag...
Bota
8 November 2026, 21:30
E.d
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Gadi Eisenkot është ish-gjenerali izraelit që po shfaqet si një nga figurat kryesore të opozitës kund...
Bota
8 November 2026, 21:16
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e Agios Panteleim...
Bota
8 November 2026, 21:10
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Inteligjenca artificiale pritet të luajë një rol të ri në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve,...
Bota
8 November 2026, 21:08
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të vijojë me zbatimin e planit të paqes p&eum...
Bota
8 November 2026, 21:03
E.d
Pamje
JEMEN- 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në...
Bota
8 November 2026, 20:33
E.M
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi i ka dërguar një mesazh këtë të diele SHBA-së përmes një po...
Bota
8 November 2026, 20:29
E.d
Abbas Araghçi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Sht...
Bota
8 November 2026, 20:16
E.M
FRANCË- Protestat në Francë kanë vijuar për të katërtën fundjavë radhazi. Sipas Ministrisë së Brendshme ...