9 November 2026, 07:24
Nga G.M
Joe Biden
SHBA- Ish-presidenti amerikan pranon se gjendja shëndetësore e ka detyruar të kufizojë aktivitetet publike për promovimin e kujtimeve të tij. Djali i tij, Hunter Biden, shprehet se dëshiron që i ati të flasë më hapur për vështirësitë që po kalon. Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka folur hapur për sfidat shëndetësore që po përjeton në përballjen me kancerin e prostatës, duke pranuar se sëmundja, megjithëse nuk e ka ndaluar të vijojë aktivitetet e tij, në disa ditë e ngadalëson.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Biden bëri të ditur se nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë aq shumë intervista dhe takime publike sa kishte planifikuar në kuadër të promovimit të librit të tij të ri me kujtime presidenciale.
"Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Nuk më ka ndaluar, por ndonjëherë më ngadalëson", u shpreh ish-presidenti amerikan, duke shtuar se shpreson që përmbajtja e librit të përcjellë mesazhet që dëshironte të ndante me publikun.
Kujtimet e reja, me titullin 'Premtomë, Amerikë', pritet të publikohen më 17 nëntor. Në libër Biden trajton vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, krizat me të cilat u përball administrata e tij, vendimet politike dhe arsyet që qëndronin pas tyre. Joe Biden e bëri publike diagnozën me kancer të prostatës në maj të vitit 2025, pak muaj pas përfundimit të mandatit të tij presidencial. Në atë kohë, sëmundja u përshkrua si një formë agresive, por e ndjeshme ndaj trajtimeve hormonale.
Më vonë, u bë e ditur se kanceri kishte avancuar dhe ishte përhapur edhe në kocka, duke e bërë gjendjen shëndetësore të ish-presidentit më të ndërlikuar. Për vështirësitë e të atit ka folur edhe djali i tij, Hunter Biden, i cili ka përshkruar dhimbjen që përjeton familja duke parë përparimin e sëmundjes.
Ai është shprehur se do të dëshironte që babai i tij të ankohej më shumë për gjendjen shëndetësore, pasi, sipas tij, situata nuk është aspak e lehtë. Pavarësisht sfidave, Joe Biden synon të ruajë lidhjen me publikun përmes librit të ri, i cili pritet të sjellë rrëfimin e tij mbi presidencën dhe ngjarjet që shënuan vitet e tij në krye të Shteteve të Bashkuara./Dosja.al
joe biden
Bota
9 November 2026, 07:32
E.d
Pamje
KINA- Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat apartamentesh në qytetin Taiyuan, në provincën Sha...
Bota
9 November 2026, 07:27
E.d
24-vjeçari, Michal Oksinski
POLONI- Polonia vijon të jetë e tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të shtunën pasdi...
Bota
9 November 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Kërcënimet për bomba në trafikun ajror evropian kanë alarmuar autoritetet në Evropë dhe kanë shkaktuar ...
Bota
9 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Reagimet e vendeve ndaj krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme kanë qenë shumë të ndry...
Bota
8 November 2026, 23:00
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se politika e tij për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm mund...
Bota
8 November 2026, 22:50
E.d
Pamje
HOLANDA- Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kund&eum...
Bota
8 November 2026, 22:44
E.d
Nicolás Maduro
SHBA- Jeta e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka nd...
Bota
8 November 2026, 22:25
E.d
Jensen Huang dhe Alice Huang
SHBA- CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore...
Bota
8 November 2026, 22:04
E.d
Foto ilustruse
AMERIKA LATINE- Prodhuesit e bananeve në Amerikën Latine po kërkojnë kushte më të favorshme tregtare dhe pag...
Bota
8 November 2026, 21:30
E.d
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Gadi Eisenkot është ish-gjenerali izraelit që po shfaqet si një nga figurat kryesore të opozitës kund...