https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Në ‘Mercedes ML’ me mijëra euro! Procedohet penalisht francezi në Kakavijë, 62-vjeçari nuk i kishte të deklaruara 3000
7 August 2021, 07:45Nga DOSJA
KAKAVIJË– Një 62-vjeçar, me origjinë nga Franca është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë pasi lëvizte me euro të cilat nuk i kishte të deklaruara. 62-vjeçari me inicialet R.M i cili lëvizte me mjetin tip ‘Mercedes ML’ kishte me vete në një zarf shumën prej 30000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
NJOFTIMI:
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 30000 euro, procedohet penalisht një shtetas i huaj.Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Porti i Durrësit u tej mbush mëngjesin e sotëm nga udhëtarët që presin të nisen drejt Barit apo Ankonës dhe e anasjellta.5 tragete pritet të mbërri...
KUKËS-Maja e Rrunës vijon të jetë ende nën pushtetin e zjarrit. Në atë zonë janë dy vatra aktive, flakët e të cilave po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. E...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin kryesor në lidhje me zjarret që kanë ‘pushtua...
VLORË– Zjarri në Gjirin e Gramës në Vlorë dhe mbi fshatin Dukat të Ri në Karaburun është riaktivizuar. Nga video dallohet që situata është e vështirë nga ...
Në ditën e 12 të shpërthimit të zjarreve në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë), në Gjirokaster dhe Malin e Rrunës (Kukës) ka ende vatra zjarri me intensitet të l...
DURRËS– Dy tragete të linjës Durrës-Bari janë nisur me orë të tëra vonesë ditën e sotme në Portin e Durrësit.Bëhet fjalë për “Af Marina”, që është nisur me...
MORINË– Pika kufitare e Morinës është e tejmbushur me makina që në orët e para të mëngjesit mga qytetarët e Kosovës, të cilët presin që ti drejtohen bregde...
TIRANË– E shtuna shënon ditën e 15-të që territori i Shqipërisë është në ‘luftë’ me zjarret. Në total janë 10 vatra zjarri aktive ndërsa 2 prej tyre si Kar...
TIRANË– Temperaturat e larta rikthehen në vend duke bërë që termometri të arrijë shifrat e 36 gradëve. Sipas meteoalb: Zonat Bregdetare mbeten në pjesën më...
Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtatja mund të zvogëlojë efektet, shkruan The Economist.Në vitin 1745, ndërsa lumi Liffey doli nga shtra...