19 November 2026, 14:34
Nga G.M
Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Donald Trump
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi historik takimin trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping, duke theksuar se tri fuqitë kanë një rol të rëndësishëm në uljen e rreziqeve për sigurinë globale.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë deklaratave në nisje të takimit në Shenzhen të Kinës, Trump tha se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë në një pozicion të veçantë për të diskutuar reduktimin e armëve bërthamore në botë dhe parandalimin e përdorimit të tyre.
"Ne po bëjmë vërtet histori", deklaroi Trump, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut mes tre vendeve.
Presidenti amerikan theksoi se paqja nuk mund të arrihet duke refuzuar mundësitë për komunikim dhe bashkëpunim, edhe kur mes shteteve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella. Në axhendën e takimit ishin gjithashtu lufta në Ukrainë dhe situata bërthamore në Iran. Trump shprehu interes për bashkëpunimin me Moskën dhe Pekinin në përballimin e këtyre sfidave.
Megjithatë, çështja e reduktimit të arsenalit bërthamor mbetet komplekse, pasi të tre vendet kanë interesa dhe kapacitete të ndryshme ushtarake. Takimi shënoi një moment të pazakontë diplomatik, duke mbledhur në të njëjtën tryezë liderët e tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë./Dosja.al
donald trump
Bota
19 November 2026, 14:29
G.M
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes Kinës, Shteteve të Bas...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.M
SIRI- Provinca Deir ez-Zor në Siri është shoqëruar me një shpërthim këtë të enjte duke nxitur marrjen e masave eme...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.d
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu nd...
Bota
19 November 2026, 14:15
G.M
Turqi
TURQI- Turqia po shqyrton një reformë të rëndësishme në sistemin e arsimit të lartë, duke planifikuar shk...
Bota
19 November 2026, 14:08
e.d
Sulmet në Krime
Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik mes krerëve të Kinës Xi Jinping, SHBA-së Donald Trump d...
Bota
19 November 2026, 14:08
G.M
Rohingya
MYANMAR- Deri në 10 mijë persona nga pakica myslimane Rohingya dyshohet se janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake n&...
Bota
19 November 2026, 14:03
G.M
pamje
TANZANI- Një incident detar është regjistruar në liqenin Victoria në Tanzani, ku anija turistike MV Mwanza ësht&eum...
Bota
19 November 2026, 13:46
G.M
Aleksandar Çupiq.
Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të dep...
Bota
19 November 2026, 11:26
E.d
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
KINA- Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe ho...
Bota
19 November 2026, 11:08
E.d
Markwayne Mullin, Jay Clayton dhe Christopher Raia
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Teherani, Pekini, Moska dhe Pheniani, e kan&eu...