Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij, ai akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se nuk po u krijon mundësi për të ardhmen të rinjve, ndërsa kundërshton pretendimet se protestuesit po përdoren nga faktorë të tjerë politikë
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një reagjim ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe politike, ndërsa të rinjtë protestojnë për çmimet e larta, kostot e arsimimit dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen.
Gjatë fjalës së tij, ai akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se nuk po u krijon mundësi për të ardhmen të rinjve, ndërsa kundërshton pretendimet se protestuesit po përdoren nga faktorë të tjerë politikë. Ai kritikoi sistemin politik të krijuar nga marrëveshja Rama-Berisha e vitit 2008, të cilën e akuzon se ka përqendruar pushtetin te dy liderët dhe ka penguar përfaqësimin e brezave të rinj.
Reagimi i plotë:
Sot Shqipëria gjendet në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Të rinjtë shqiptarë janë të parët që e vuajnë këtë krizë dhe prandaj kanë dalë të revoltuar në rrugët e Shqipërisë, pa shpresë për të ardhmen. Nga njëra anë, ata përballen me rritjen e kostos së jetesës, me çmime të shtrenjta dhe me pamundësinë për të përballuar kostot e arsimimit. Gjithashtu, pasiguria për të ardhmen, për të pasur një karrierë të sigurt dhe për të ndërtuar familjen e tyre në vendin e tyre, i ka bërë ata të derdhen lumë kundër padrejtësive dhe kësaj ekonomie, e cila nuk mendon për ta, por vetëm për pasurimin e pushtetit dhe të njerëzve pranë tij.
Sot në Shqipëri, një i ri e ka praktikisht të pamundur të ëndërrojë, sepse këta që qeverisin ua kanë marrë peng edhe ëndrrat. Ata nuk kanë më se çfarë të humbasin, prandaj nuk kanë frikë as nga pushteti dhe as nga policia, që përdoret si kamxhik kundër tyre. Kush mendon se mijëra të rinj që dalin në shesh janë të përdorur nga duar të errëta, i ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama, i mbytur nga paranoja për humbjen e pushtetit, po i akuzon, po i nëpërkëmb dhe po i tall, në vend që t’i kuptojë. Rama i sotëm si Ramizi i djeshëm!
Të rinjtë në Shqipëri sot jo vetëm që ndihen të pashpresë për të ardhmen, por edhe të papërfaqësuar dhe të përjashtuar nga vendimmarrja politike. Ata sot kërkojnë çbërjen e sistemit politik dhe ndërtimin e një klase politike që i kupton, që i përfaqëson dhe që mendon për ta. Kanë humbur totalisht besimin te klasa politike dhe, me revoltën e tyre, po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008. Një pakt djallëzor që ka krijuar një sistem politik të përqendruar te dy njerëz, ku asnjë institucion, asnjë parti dhe asnjë njeri nuk ka vlerë përveç vullnetit të këtyre dy njerëzve.
Ky pakt ka krijuar një pushtet autoritar, ka bllokuar qarkullimin e elitave, ka ndërtuar një ekonomi përjashtuese dhe ka bërë që shumë të rinj shqiptarë të largohen nga Shqipëria.
Mirëpo, ky brez nuk e pranon më këtë sistem ekonomik dhe politik. Ata janë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Zotit, dhe duhen mbështetur nga të gjithë. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë! Të gjithë në shesh kundër sistemit politik antidemokratik dhe antishqiptar!/Dosja.al
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj, në një deklaratë ka thënë se Policia e Shtetit dhe RENEA nuk mund ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e rotacionit politik prej kat&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pohuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është e vetmja zgjidhje për t&eu...
sali berisha TIRANË- Kreu i Pasrtisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kongresmenëve amerikanë në lidh...
Andreas Schieder TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për s...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenë...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD-së përfaqësues të Herit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar përdorimin e fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave, duke argumen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se të rinjtë po manipulohen dhe po përdoren nga grupe të ekst...