18 October 2026, 11:46
Nga G.M
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD-së përfaqësues të Heritage Foundation, me të cilët ka diskutuar për situatën politike në Shqipëri, protestat studentore kundër korrupsionit dhe atë që ai e cilësoi si narko-shtet të drejtuar nga Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, duke pretenduar se kjo situatë po dëmton demokracinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Gjatë takimit, kreu i PD-së ngriti shqetësimin për zhvlerësimin e monedhës, rënien e prodhimit industrial dhe emigracionin, ndërsa theksoi se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk garantuan kushte të barabarta. Për këtë arsye, Berisha e cilësoi krijimin e një qeverie teknike si domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
NJOFTIMI:
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti në një takim në selinë e Partisë Demokratike përfaqësues të Heritage Foundation, z. James Carafano (Këshilltar i Lartë i Presidentit për Angazhimet Ndërkombëtare), Mario Enzler, Grace Melton nga qendra DeVos për zhvillim në Heritage. Miqtë nga Amerika shoqëroheshin nga pastori Akil Pano dhe përfaqësues të Fondacionit për Familjen. Heritage Foundation është një nga fondacionet më me ndikim në Washington, që ka hartuar programet qeverisëse të administratave republikane, nga Presidenti Ronald Reagan te Trump.
Kryetari i PD-së, Berisha, falënderoi Heritage Foundation për mbështetjen tejet të rëndësishme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, që nga vitet 1990 gjer sot, dhe vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në hartimin e politikave dhe programeve qeverisëse dhe programit të sotëm të PD-së.
Berisha vlerësoi punën e pastor Akil Panos dhe Koalicionit për Familjen dhe falënderoi Fondacionin Heritage për kundërshtimin e ideologjisë gjinore dhe angazhimin kundër pasojave shkatërrimtare të Ligjit për Barazinë Gjinore, mbështetur nga qeveria Rama, duke e kthyer Shqipërinë në një kopsht eksperimental të George Sorosit.
Berisha i informoi miqtë amerikanë për protestat studentore kundër korrupsionit, narko-shtetit, vjedhjes së zgjedhjeve, ndër më të fuqishmet në historinë e Shqipërisë, dhe theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar me të gjithë potencialin e saj në mbështetje të revoltës studentore.
Kryetari i PD-së informoi përfaqësuesit e Heritage Foundation se për Shqipërinë problemi më madhor, me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë, është narko-shteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit dhe rruga kryesore e heroinës në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe aksionarët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.
Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narko-shtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euroja dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasoja të ngjashme shihen edhe me shokun demografik të pashembullt në historinë e vendit. Sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë në nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 October 2026, 10:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të...
Politike
18 October 2026, 09:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar përdorimin e fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave, duke argumen...
Politike
18 October 2026, 09:01
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se të rinjtë po manipulohen dhe po përdoren nga grupe të ekst...
Politike
18 October 2026, 09:02
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimet e përfshirjeve të izraelitëve dhe çifutëve n&e...
Politike
18 October 2026, 08:47
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se i ka dëgjuar çdo ditë protestuesit dhe tha se prej tyre nuk ka pasur kë...
Politike
18 October 2026, 08:50
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhunën e protestuesve gjatë demostratave në kryeqytet. Gjatë një dalje "Live...
Politike
18 October 2026, 08:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët që po protestojnë në bulevard janë pengje të një grup...
Politike
18 October 2026, 08:36
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të punonjësve të policisë për dhunën barbarë ndaj student&e...
Politike
18 October 2026, 08:40
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se dy ditë më parë në ambientet e Kryeministrisë është ne...
Politike
18 October 2026, 08:38
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka quajtur kriminelë studentët dhe nxënësit që gjuajnë efektivët e policisë me gur&e...