Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Berisha i cilësoi dronët dhe ekplozivët e përdorur nga efektivët e policisë si një përpjekje e dështuar e kryeministrit apo si një përpjekje për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së dhjetëra miliona eurove në oborrin e kryeministrisë.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pohuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin. Berisha citoi se situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria është pasojë e dhunës 13-vjeçare të Ramës.
Ai u ndal edhe te videot e publikuara nga kreu i qeverisë pas shkatërrimit të institucioneve nga protestat studentore duke theksuar se Rama nuk e qetëson dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria tashmë prej një jave. Berisha i cilësoi dronët dhe ekplozivët e përdorur nga efektivët e policisë si një përpjekje e dështuar e kryeministrit apo si një përpjekje për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së dhjetëra miliona eurove në oborrin e kryeministrisë.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, Rama jep Dorëheqjen është zgjidhja më e qartë ashtu siç e kanë shrehur edhe gjimnazistët e studentët në protestë por edhe nga ata që i ndjekin nga shtëpitë e tyre.
Berisha ndërkohë e akuzoi atë edhe për dialogun e ditës së sotme duke pohuar se Rama akuzoi drejtëpërdrejtë studentët duke i quajtur ato të verbër e kokëboshë.
"Unë sot dua të ndalem pak në monologun vulgar të Padrinos së vendit dhe theksoj: Edi Rama jep dorëheqjen, çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur. Fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend.
Videot në 6 të mëngjesit ku ti vjell vrerin e zi nuk qetësojnë dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria prej një javë.
Dokrrat me armiq të brendshëm dhe të jashtëm i ke trashëgimi gjenetike nga etërit e tu mizorë. Filmat fantazi me dronë dhe eksplozivë janë një përpjekje e dëshpëruar e jotja, ose mbase një përpjekje që tani që të erdhi fundi për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së madhe të dhjetëra milionëve euro në grehinën në oborr të kryeministrisë.
Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen.
Kjo kërkesë është shprehur qartë edhe nga qindra mijëra qytetarë që mbështesin studentët nga shtëpitë e tyre dhe absolutisht po të jetë nevoja edhe ata do zbresin në shesh krahas djemve dhe vajzave të tyre, ndaj mos e provoko më situatën më tej.
Zgjidhja është vetëm një: jep dorëheqjen menjëherë. Dhuna e vërtetë nuk është ajo që ti mashtron.
Po si ke fytyrë dhe del e flet për dhunë para shqiptarëve? Del në mëngjes dhe flet mbi një orë, e quan protestën e mbështetur nga mbarë bota, si flamë. Fëmijët e Shqipërisë i quan të verbër dhe kokëboshë. Akuzon studentët e të rinjtë për dhunë mor faqezi. Jo, Edi Rama, ajo nuk është dhunë. Ajo që ka ndodhur këto ditë është direkt pasojë e dhunës tënde. Pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare", pohoi Berisha. /Dosja.al
sali berisha TIRANË- Kreu i Pasrtisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kongresmenëve amerikanë në lidh...
Andreas Schieder TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për s...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenë...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD-së përfaqësues të Herit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar përdorimin e fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave, duke argumen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se të rinjtë po manipulohen dhe po përdoren nga grupe të ekst...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimet e përfshirjeve të izraelitëve dhe çifutëve n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se i ka dëgjuar çdo ditë protestuesit dhe tha se prej tyre nuk ka pasur kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhunën e protestuesve gjatë demostratave në kryeqytet. Gjatë një dalje "Live...