LIVE UPDATES
Politike

"RENEA nuk është zgjidhje politike"/ Ish-deputeti Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike

Sterkaj kërkoi mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të miturve, dhe hetimin e çdo rasti të tejkalimit të kompetencave nga policia.

18 October 2026, 13:29 Nga G.M

"RENEA nuk është zgjidhje politike"/ Ish-deputeti  Paulin

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj, në një deklaratë ka thënë se Policia e Shtetit dhe RENEA nuk mund të përdoren për të zgjidhur krizën politike. Ai theksoi se çdo ndërhyrje policore duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcionale, duke dënuar edhe dhunën ndaj efektivëve dhe shkatërrimin e pronës. Sterkaj kërkoi mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të miturve, dhe hetimin e çdo rasti të tejkalimit të kompetencave nga policia.

Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje qeverisë dhe drejtuesve të PS-së të dëgjojnë pakënaqësitë e qytetarëve dhe të hapin dialogun për zgjidhjen e krizës. Ai kritikoi heshtjen dhe theksoj se mbrojtja e PS-së nuk do të thotë të justifikosh çdo veprim të saj apo të qeverisë.

Reagimi i ish-deputetit të PS, Paulin Sterkaj:

 Policia nuk mund të zgjidhë një krizë politike. Dhe RENEA nuk mund të bëhet instrument i saj. Kam shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit dhe në drejtimin e forcave speciale. E njoh nga afër përgjegjësinë e atyre që veshin uniformën, vësh tirësinë e përballjes me situata të tensionuara dhe peshën që ka çdo urdhër i dhënë në terren. Pikërisht për këtë arsye, ndiej detyrimin të flas.

 Policia e Shtetit nuk mund të mbahet pafundësisht nën presionin e një krize që buron nga politika. Efektivëve tanë nuk mund t’u kërkohet të përballojnë ditë pas dite zemërimin e qytetarëve, ndërsa shkaqet e këtij zemërimi mbeten pa përgjigje.

RENEA nuk është zgjidhje politike. Është një strukturë me përgjegjësi të veçanta, përdorimi i së cilës në situata protestash duhet të justifikohet me nevojë konkrete, të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Angazhimi i saj nuk është një vendim pa pasoja institucionale, profesionale dhe publike. Një shtet serioz nuk e mat forcën e tij me numrin e uniformave në rrugë, por me aftësinë për të ruajtur rendin pa cenuar të drejtat e qytetarëve dhe për të zgjidhur konfliktet përpara se ato të dalin jashtë kontrollit.

Po, dhuna, sulmet ndaj policëve dhe shkatërrimi i pronës janë të papranueshme. Askush nuk duhet të ketë imunitet nga ligji. Por asnjë akt dhune nga një protestues nuk mund të shndërrohet në justifikim për përdorim të pakufizuar të forcës nga shteti. Përgjegjësia duhet të jetë individuale, ndërhyrja e policisë e domosdoshme dhe proporcionale, ndërsa çdo pretendim për tejkalim kompetencash duhet të hetohet.

Veçanërisht, fëmijët dhe të miturit nuk mund të trajtohen pa kriter, as të bëhen objekt i një reagimi të pakontrolluar policor. Ata duhen mbrojtur. Çdo ndërhyrje ndaj tyre duhet të marrë parasysh moshën, sigurinë dhe të drejtat e tyre. Përballë të miturve, autoriteti i shtetit duhet të shfaqet përmes vetëpërmbajtjes dhe profesionalizmit, jo përmes ndëshkimit kolektiv.

Prandaj, sot, më shumë se kurrë, drejtuesit duhet të japin udhëzime të qarta për shmangien e përshkallëzimit, respektimin e proporcionalitetit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Urdhrat nuk duhet të prodhojnë një përplasje më të madhe sesa ajo që synojnë të ndalojnë. Por problemi kryesor nuk zgjidhet vetëm me urdhra për Policinë. Kur protestat shprehin pakënaqësi të thella politike dhe shoqërore, qeveria duhet të ketë kurajën t’i dëgjojë, t’i kuptojë dhe t’u përgjigjet atyre. Nuk mjafton të kërkosh qetësi në rrugë, nëse nuk krijon një rrugëdalje politike nga kriza.

Si deputet për shumë mandate, si shqiptar, si socialist, besoj se e majta duhet të jetë në gjendje të dëgjojë qytetarët, sidomos të rinjtë, edhe kur kritikat e tyre janë të ashpra dhe të pakëndshme. Përgjegjësia për të qeverisur nuk është vetëm përgjegjësi për të ushtruar pushtetin; është, para së gjithash, përgjegjësi për të dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhje.

Nuk është dobësi të hapësh dialogun. Nuk është tërheqje të pranosh se një situatë kërkon korrigjim politik. Përkundrazi, kjo është shenjë force dhe përgjegjësie shtetërore. Sot Shqipërisë nuk i duhen më shumë përplasje. I duhen më shumë përgjegjësi, më pak arrogancë dhe zgjidhje politike. Policia duhet të bëjë detyrën e saj brenda ligjit. Politika duhet të bëjë të vetën përpara qytetarëve. Nuk duhet t’ia kalojmë uniformës barrën e një krize që vetëm politika mund ta zgjidhë.

U bëj thirrje figurave drejtuese, deputetëve dhe çdo socialisti që beson te vlerat e kësaj force politike të mos e ngatërrojnë më përgjegjësinë politike me heshtjen, solidaritetin partiak me mbrojtjen e të korruptuarve dhe disiplinën politike me justifikimin e dhunës. Duhet të shtohen zërat e kritikës e të drejtës, që sot mbyten me çdo mjet, me luftë të brendshme e sulme të jashtme. Kam qenë gjithmonë i zëshëm brenda stukturave. Sot nuk dua protagonizëm në moshën e punën time.

Por është koha të distancohemi qartë nga çdo sjellje që cenon besimin e qytetarëve, të mbrojnë me guxim arritjet reale të Partisë Socialiste dhe të mos lejojnë që ato të zhvlerësohen nga gabimet, arroganca apo interesat e individëve. Të mbrosh partinë nuk do të thotë të mbrosh çdo veprim të saj apo të qeverisë, do të thotë të kesh kurajën ta korrigjosh kur është e nevojshme. Shqipëria nuk ka nevojë për një betejë që e ndan më tej shoqërinë, por për një përgjegjësi të përbashkët që shmang polarizimin dhe parandalon destabilizimin.

Heshtja mund të duket si mbrojtje e përkohshme, por nuk është zgjidhje. Sot, përgjegjësia e secilit prej nesh është të mbrojë njëkohësisht dinjitetin e partisë, interesin publik dhe stabilitetin demokratik të vendit. Siç themi ne malësorët: Burri ka kohë me u korit. Mos u korisni!/Dosja.al

Paulin Sterkaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...