Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivel të lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja palët të përqendrohen në integrimet evropiane.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është pjesë e agjendës evropiane. Pres që kjo të jetë një ndër temat e para kur të formohet Qeveria e re në Serbi. Të rifillojë dialogu që ka ngecur prej një kohe”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivel të lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.
Lista Studentore deri më tani nuk është deklaruar për Banjskën apo Radoiçiqin. Qëndrimi i kësaj lëvizjeje politike, të dalë nga protestat studentore kundër korrupsionit në mbarë Serbinë, është se, sipas Kushtetutës, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se ajo do të veprojë në përputhje me të.
Para zgjedhjeve, disa kandidatë të Listës Studentore paralajmëruan se, ndër të tjera, do t’i rishqyrtojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Kosovën. Sipas vlerësimeve preliminare, Lista Studentore ka fituar 52,65 për qind të votave, ndërsa Serbia e Bashkuar e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq ka fituar 39,22 për qind.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën për ta komentuar fitoren e Listës Studentore në Serbi, por ende është në pritje të përgjigjes. Rashiq, nga ana tjetër, thotë se nuk mund të pritet që Lista Studentore të deklarohet publikisht kundër Kushtetutës së vendit të vet kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Cili përfaqësues politik apo pjesëtar i një lëvizjeje më të gjerë politike do të thoshte se nuk do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën? Kjo quhet ‘të luash në të sigurt’, kur nuk ke informacion të mjaftueshëm për t’u marrë më thellësisht me një temë. Por, përgjigjja qëndron te fakti se Lista Studentore është shprehur edhe në mbështetje të integrimeve evropiane”, thekson Rashiq.
Si përfaqësues politik i serbëve të Kosovës, Rashiq pret gjithashtu që të ndalet “keqpërdorimi” i parave dhe burimeve të tjera që vijnë nga Serbia. Ai shpreson që pushteti i ri në Serbi të mos “ushtrojë presion” ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, siç, sipas vlerësimit të tij, ka bërë Partia Përparimtare Serbe përmes Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, të formuar me mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit.
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb, ndërsa një mandat e fitoi partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Lista Serbe nuk është deklaruar pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e së dielës./REL
SERBI- Lista Studentore ka arritur një sukses që shënon një brez, thotë Nikola Xaviereff-Weckwerth, ekspert për ç&eum...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka folur gjatë konferencës për mediat edhe për protestën e rini...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve të Luginës s&...
Elisa Spiropali TIRANË – Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke vlerësuar r&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar largimin e Aleksandër Vu...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi ashpër protestuesit. Duke folur me gaze...
Erion Veliaj TIRANË – Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Edi Ramës në mënyrë...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për protestën dhe rasti...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarës...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla deklaroi se ligji për tubimet që u prezant...