26 October 2026, 12:27
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË – Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke vlerësuar rëndësinë e ndryshimit politik dhe mundësitë që këto zhvillime mund të hapin për demokracinë dhe bashkëpunimin në Ballkan. Deputetja socialiste u shpreh se qytetarët kanë fuqinë të ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë se janë të përhershme.
Sipas Spiropalit, zhvillimet në Serbi mund të shënojnë hapjen e një kapitulli të ri për demokracinë dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Ajo theksoi gjithashtu se përparimi i Ballkanit lidhet ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar nevojën për dialog, zbatimin e marrëveshjeve dhe respektimin e sovranitetit të Kosovës.
Postimi i Plotë:
Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç. Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme. Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon.
Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë. Siç theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe eleminimin e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatim të marrëveshjeve, dhe respekt për sovranitetin e Kosovës. Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pritshmërinë që zëri i tyre parlamentar të përkthehet në sa më tepër barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.
Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt paqes së qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit
elisa spiropali
Politike
26 October 2026, 12:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar largimin e Aleksandër Vu...
Politike
26 October 2026, 12:02
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi ashpër protestuesit. Duke folur me gaze...
Politike
26 October 2026, 11:57
I.A
Erion Veliaj
TIRANË – Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Edi Ramës në mënyrë...
Politike
26 October 2026, 11:57
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për protestën dhe rasti...
Politike
26 October 2026, 11:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarës...
Politike
26 October 2026, 11:38
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla deklaroi se ligji për tubimet që u prezant...
Politike
26 October 2026, 11:12
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të hë...
Politike
26 October 2026, 10:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 9 nëntor seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe ...
Politike
26 October 2026, 10:18
E. D
TIRANË- Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posa&ccedi...
Politike
26 October 2026, 10:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Lugin&e...