24 October 2026, 07:30
Nga DOSJA

BRAZIL - Neymar ka bërë publike mbështetjen e tij për Flavio Bolsonaron, vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil, ku kandidati konservator përballet me presidentin aktual, Luiz Inácio Lula da Silva.
Sulmuesi brazilian e shprehu qëndrimin e tij përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me deputetin Nikolas Ferreira, një nga mbështetësit e njohur të familjes Bolsonaro.
Në video, Ferreira e pyet Neymarin se çfarë numri fanele kishte mbajtur gjatë periudhës së tij te Barcelona. Pasi futbollisti përgjigjet “11”, deputeti vazhdon me një pyetje tjetër: “11 plus 11, sa bëjnë?”. “22”, përgjigjet Neymar me buzëqeshje, duke iu referuar numrit që votuesit duhet të zgjedhin për Flavio Bolsonaron në sistemin elektronik të votimit.
“Ne nuk po flasim për politikë, vetëm për futboll”, thotë me ironi Ferreira, duke lënë të kuptohet mesazhi politik i videos.
Kjo nuk është hera e parë që Neymar shpreh mbështetjen e tij për familjen Bolsonaro. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, ai u rreshtua publikisht në krah të Jair Bolsonaros, babait të Flavios, duke deklaruar se ndanin vlera të ngjashme.
Megjithatë, Jair Bolsonaro humbi garën ndaj Lulës dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, në kuadër të çështjes që lidhet me përpjekjen për grusht shteti.
Videoja e fundit ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të audiencës së madhe të dy protagonistëve në rrjetet sociale. Ferreira ndiqet nga rreth 25 milionë persona në Instagram, ndërsa Neymar ka afërsisht 241 milionë ndjekës.
Me këtë ndërhyrje publike, ylli brazilian e ka bërë të qartë se kujt i jep mbështetjen e tij në një prej garave më të rëndësishme politike në vend.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2026, 20:15
TURQI - Shqetësim për André Onanën. Portieri kamerunas, i cili është pjesë e Manchester United dhe aktualisht luan si i hu...
Sport
23 October 2026, 20:00
SPANJE - Një klimë më e qetë duket se po mbizotëron në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanj...
Sport
23 October 2026, 19:30
SPANJE - Raphinha e sheh sërish Real Madridin si një kundërshtar ndaj të cilit ka ditur të shkëlqejë. Braziliani ka nd&...
Sport
23 October 2026, 19:00
ITALI - Antonio Conte ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin me Manchester United, në një kohë k...
Sport
23 October 2026, 18:30
Gianni Infantino, president i FIFA-s
ZVICER - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në rrugën drejt rizgjedh...
Sport
23 October 2026, 18:17
GJERMANI - Shqetësim për Vincent Kompanyn te Bayern Munich. Trajneri belg është dërguar në një spital në Mynih t&e...
Sport
23 October 2026, 18:15
ANGLI - Michael Carrick po përjeton periudhën më të vështirë që nga marrja e drejtimit të Manchester United.
Rezultatet...
Sport
23 October 2026, 17:59
ITALI - Shqipëria i ka dhënë pasaportën shqiptare portierit Elia Caprile, por rruga e tij drejt përfaqësueses kuqezi mund të...
Sport
23 October 2026, 17:46
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo ishte protagonist në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Al Fayha, por nuk arriti të kompletonte një tjet&...
Sport
23 October 2026, 17:00
Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski flasin gjatë një ndeshjeje
SHBA - Robert Lewandowski ka zbuluar preferencat e tij për fituesin e Topit t&e...