22 November 2026, 16:22
Nga DOSJA
Gëzimi i Fermin Lopez dhe Joao Cancelo
SPANJE - Barcelona dhuroi një tjetër mbrëmje plot emocione, duke përmbysur një disavantazh prej dy golash dhe mposhtur Villarrealin 3-2. Skuadra katalanase kaloi nga një nisje dramatike në një pjesë të dytë fantastike, duke marrë tri pikë me shumë rëndësi në garën për titullin kampion.
Me këtë sukses, Barça rikthehet në një distancë prej tri pikësh nga Real Madridi, që kishte fituar një ditë më parë ndaj Celta Vigos me rezultatin 2-1.
Por fitorja nuk erdhi aspak lehtë. Përkundrazi, pas vetëm shtatë minutash lojë, Barcelona e shihte veten në disavantazhin e dy golave. Tajon Buchanan përfitoi nga një pasim i gabuar i Fermin Lopez në mesfushë dhe me një goditje të fuqishme kaloi Villarrealin në avantazh në minutën e pestë.
Pa u rikuperuar ende nga goditja e parë, vendasit pësuan edhe golin e dytë. Një vendosje e gabuar e mbrojtjes katalanase i dha mundësinë Tani Oluwaseyi të depërtonte pas linjës mbrojtëse dhe të dyfishonte shifrat në minutën e shtatë.
Barcelona tentoi të reagonte dhe fitoi një penallti pas një aksioni të Lamine Yamal. Megjithatë, talenti spanjoll nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë, pasi goditja e tij përfundoi në shtyllë në minutën e 23-të. Një episod që e la Villarrealin në avantazhin e dy golave deri në pushimin e ndeshjes.
Pedri ndez përmbysjen, Lamine Yamal bën diferencën
Në pjesën e dytë, Barcelona u shfaq krejtësisht ndryshe. Me Pedrin në drejtimin e lojës, katalanasit rritën presionin dhe filluan të krijonin vazhdimisht rrezik për portën kundërshtare.
Goli i parë erdhi në minutën e 57-të, kur Gerard Martin përfitoi nga një krosim perfekt i Pedrit dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë. Vetëm katër minuta më vonë, Lamine Yamal u përfshi sërish në aksionin vendimtar, duke asistuar për Fermin Lopez, i cili barazoi shifrat në 2-2.
Përmbysja e plotë u realizua në minutën e 67-të. Lamine Yamal dhuroi një pasim të bukur me thembër për Eric Garcian, i cili krosoi drejt zonës. Në përpjekje për të larguar topin, Pau Navarro devijoi gabimisht në portën e tij, duke vulosur rezultatin 3-2.
Në minutat e mbetura, Villarreal nuk arriti të gjente forcën për të reaguar. Madje, ishte sërish portieri i miqve ai që shmangu një humbje më të thellë, duke ndalur një goditje të Dani Olmos në minutën e 80-të.
Kështu, Barcelona përmbysi një ndeshje që dukej e humbur që në minutat e para dhe konfirmoi edhe një herë se në garën për titull nuk ka ndërmend të lëshojë pe.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 15:31
VORE - Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në shifrat 0-0, në nj...
Sport
22 November 2026, 15:14
ITALI - Cili është Juventusi i vërtetë? Ai i pjesës së parë, i ngadaltë, pa ide dhe i paaftë të gjente hap&eum...
Sport
22 November 2026, 15:00
SPANJE - 22 nëntori është një datë e veçantë për Barcelonën. Pikërisht një vit më parë, kata...
Sport
22 November 2026, 14:30
BRAZIL - Dy emra të mëdhenj të futbollit botëror do të rikthejnë kujtimet e së kaluarës në një takim të ...
Sport
22 November 2026, 14:00
ANGLI - Roman Abramovich nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin e tij me Chelsea. Katër vite pas shitjes së klubit londinez te konsorciumi ...
Sport
22 November 2026, 13:30
Vitor Bruno në stolin e Anderlehtit
BELGJIKE - Anderlechti mund të pësojë një humbje të papritur në tavolinë, pavar&eu...
Sport
22 November 2026, 13:00
ANGLI - Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri. JJ Gabriel është larguar ng...
Sport
22 November 2026, 12:30
ANGLI - Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Kai Havertz te Arsenali, duke bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të ...
Sport
22 November 2026, 12:00
RUMANI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rumun, në përballjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Petrolul, ku protagonistë...
Sport
22 November 2026, 11:48
SHBA - Lionel Messi është bërë protagonist i një momenti të tensionuar gjatë pjesës së parë të sfidë...