LIVE UPDATES
Politike

Nga Mali i Zi te Shqipëria/ DW: Pse vendet e BE-së po përdorin veton kundër kandidatëve?

Kjo nuk është aspak e pazakontë. E drejta e vetos, të cilën shtetet anëtare e gëzojnë në shumë procese vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, është përdorur gjithnjë e më shpesh vitet e fundit si mjet presioni dhe armë politike. Kjo ka bërë që në disa raste BE-ja të përballet me bllokada serioze. Deutsche Welle shpjegon rastet më të rëndësishme, sfondin e tyre dhe pasojat politike që kanë sjellë.

17 October 2026, 09:29 Nga E. D

Nga Mali i Zi te Shqipëria/ DW: Pse vendet e BE-së po përdorin

BRUKSEL- Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropianndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndryshojë sërish së shpejti: Mali i Zi, një vend i vogël në Adriatik me rreth 620 mijë banorë, mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit në muajt e ardhshëm dhe të bëhet anëtar i BE-së në fillim të vitit 2028. Kjo u bë e ditur së fundmi nga Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Megjithatë, ky optimizëm u zbeh nga njoftimi se Kroacia mund të vendosë veto ndaj anëtarësimit të Malit të Zi nëse Podgorica nuk plotëson një sërë kërkesash kroate. Ky qëndrim shkaktoi zhgënjim te politikanët e BE-së dhe deputetët e Parlamentit Evropian.

Kjo nuk është aspak e pazakontë. E drejta e vetos, të cilën shtetet anëtare e gëzojnë në shumë procese vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, është përdorur gjithnjë e më shpesh vitet e fundit si mjet presioni dhe armë politike. Kjo ka bërë që në disa raste BE-ja të përballet me bllokada serioze. Deutsche Welle shpjegon rastet më të rëndësishme, sfondin e tyre dhe pasojat politike që kanë sjellë.

Mali i Zi: Kroacia paraqet tetë kërkesa

Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar për anëtarësim në BE, me perspektivën për t'u bërë anëtar në vitin 2028. Vendi ka mbyllur tashmë disa nga 33 kapitujt negociues dhe pritet të përfundojë edhe të tjerë në muajt e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, deklaroi së fundmi se procesi po ecën "shumë shpejt”. Zagrebi ka përsëritur një sërë kërkesash ndaj Malit të Zi, duke argumentuar se ato do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit. Megjithatë, në sfond mbetet kërcënimi i nënkuptuar për përdorimin e vetos.

Ndër kërkesat e Kroacisë janë kompensimi për ish-të burgosurit e kampeve malazeze gjatë luftërave të viteve 1990, sqarimi i fatit të kroatëve të zhdukur dhe ndjekja më efektive e të dyshuarve për krime lufte. Dy vendet vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje edhe për kufirin detar, ndërsa Kroacia kërkon gjithashtu rreth 2.4 miliardë euro si kompensim për asetet e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave.

Disa nga këto kërkesa, veçanërisht ato që lidhen me zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe trajtimin e së kaluarës së luftës, konsiderohen të arsyeshme. Të tjera, si pretendimet për asetet ushtarake, mbeten të debatueshme. Lista e kërkesave lidhet edhe me politikën e brendshme kroate. Asnjë qeveri në Zagreb nuk dëshiron të perceptohet si e butë ndaj çështjeve që lidhen me Luftën e Kroacisë (1991-1995). Për më tepër, Kryeministri konservator i moderuar Andrej Plenkoviq mund ta përdorë këtë çështje për t'u paraqitur si mbrojtës i vendosur i interesave kombëtare.

 Ukraina: Politika e brendshme hungareze dhe çështja e pakicës

Në qershor 2022, si shenjë solidariteti ndaj Ukrainës pas agresionit rus, BE-ja i dha Kievit statusin e vendit kandidat, së bashku me Moldavinë. Edhe pse disa shtete anëtare kanë rezerva për një anëtarësim të përshpejtuar, Hungaria ka qenë vendi që ka mbajtur pozicionin më bllokues.

Viktor Orbán bllokoi hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues deri në humbjen e tij në zgjedhjet e prillit 2026. Pasardhësi i tij, Péter Magyar, e hoqi veton në qershor 2026, por vazhdoi të bllokonte hapjen e kapitujve të tjerë.

Budapesti zyrtar e justifikonte këtë qëndrim me nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës hungareze në rajonin ukrainas të Transkarpatisë. Megjithëse Ukraina ka ndërmarrë hapa për përmirësimin e të drejtave të pakicave që nga viti 2023, Orbán e përdori vazhdimisht këtë temë në fushatat e tij politike, duke e paraqitur Ukrainën si një shtet problematik.

Edhe Péter Magyar ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës, duke kërkuar mbrojtje më të madhe për pakicën hungareze. Megjithatë, pasi parlamenti ukrainas miratoi më 12 tetor 2026 një ligj për forcimin e të drejtave arsimore të pakicave kombëtare, Hungaria i dha fund bllokadës së saj ndaj negociatave të mëtejshme të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut: Një bllokadë e pafund

Asnjë vend kandidat nuk e ka përjetuar politikën e vetos në mënyrë kaq të gjatë dhe të dhimbshme sa Maqedonia e Veriut. Ajo mori statusin e vendit kandidat në vitin 2005, por negociatat zyrtare me BE-në nisën vetëm në korrik 2022.

Për 13 vjet, Greqia bllokoi procesin për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit "Republika e Maqedonisë”, duke pretenduar se ai nënkuptonte aspirata territoriale ndaj rajonit grek të Maqedonisë. Kjo bllokadë kontribuoi edhe në forcimin e tendencave autoritare gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Konflikti u zgjidh në vitin 2018 me Marrëveshjen e Prespës, e cila çoi në ndryshimin e emrit të shtetit në "Republika e Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, pak më vonë, Bullgaria bllokoi nisjen e negociatave, duke kontestuar identitetin kombëtar dhe gjuhësor maqedonas.

Një kompromis i ndërmjetësuar nga Franca në vitin 2022 mundësoi hapjen e negociatave, por ai parashikonte që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si komunitet shtetformues.

Deri më sot, shumica e nevojshme prej dy të tretash në parlament nuk është siguruar. Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon garanci se Bullgaria nuk do të vendosë pengesa të reja pas ndryshimit kushtetues, ndërsa Sofja refuzon të japë një zotim të tillë. Për pasojë, ngërçi vazhdon.

Serbia: Kroacia nuk është pengesa e vetme

Serbiaka hapur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka qenë i kufizuar. Në korrik 2026, tetë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Kroacinë, u shprehën kundër hapjes së kapitujve të rinj negociues.

Shqetësimet kryesore lidhen me gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe korrupsionin. Nga ana tjetër, Kroacia vazhdon të ngrejë çështje të pazgjidhura nga periudha e luftës së viteve 1991-1995, si personat e zhdukur, krimet e luftës, të drejtat e pakicave dhe interpretimet historike. Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara edhe për shkak të retorikës nacionaliste.

Shqipëria: Greqia kërcënon me çështjen e pakicës

Shqipëria, e cila mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014, i hapi negociatat e anëtarësimit me BE-në në korrik 2022. Pas Malit të Zi, ajo konsiderohet një nga kandidatët më premtues për anëtarësim.

Megjithatë, Greqia ka paralajmëruar vazhdimisht, së fundmi edhe në qershor 2026, se mund të bllokojë procesin nëse të drejtat e pakicës greke, veçanërisht ato që lidhen me pronat, nuk garantohen në mënyrë të mjaftueshme.

Fundi i sistemit të vetos?

Përballë këtyre përvojave, në Bruksel po diskutohet prej kohësh reforma e procesit të zgjerimit dhe kufizimi i përdorimit të vetos. Në fillim të tetorit 2026, Komisioni Evropian propozoi që vendimet për hapjen e negociatave me vendet kandidate të merren me shumicë të kualifikuar dhe jo më me unanimitet.

Sipas propozimit, anëtarët e rinj të BE-së do të duhej gjithashtu të pranonin kufizimin e përdorimit të vetos në fusha të caktuara për një periudhë të caktuar. Megjithatë, ekziston një pengesë e madhe: vetë këto reforma kërkojnë miratim unanim nga të gjitha shtetet anëtare. Kjo do të thotë se një shtet i vetëm mund t'i bllokojë ato përmes të njëjtit mekanizëm që synohet të reformohet./DW

Përdorimi i vetos në BE

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin