30 October 2026, 07:40
Nga G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Izraeli po hyn në një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat nuk prodhuan një fitues të qartë. As blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as kampi opozitar i drejtuar nga Gandhi Eisenkot nuk arritën të sigurojnë 61 mandatet e nevojshme për të formuar shumicën në Knesset.
Rezultati ka hapur një fazë negociatash të vështira mes forcave politike, ndërsa mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja mbetet gjithnjë e pranishme. Parlamenti izraelit përbëhet nga 120 anëtarë dhe mungesa e një shumice parlamentare e bën të ndërlikuar krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në tryezë janë disa skenarë për daljen nga ngërçi politik. Një prej tyre është formimi i një qeverie opozitare me mbështetjen e partive arabe, por kjo mundësi përballet me kundërshtimin e disa prej figurave kryesore të opozitës, përfshirë Naftali Bennett dhe Avigdor Lieberman.
Një tjetër alternativë është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, ku Likud i Netanyahut do të bashkëpunonte me parti nga kampi kundërshtar. Megjithatë, Eisenkot ka përjashtuar pjesëmarrjen në një qeveri të drejtuar nga Netanyahu, duke vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë.
Ndërkohë, Netanyahu mund të tentojë të sigurojë mbështetjen e deputetëve individualë nga opozita për të plotësuar numrin e nevojshëm të mandateve. Por ky skenar mbetet i vështirë, pasi drejtuesit kryesorë të opozitës kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e një qeverie të drejtuar prej tij.
Procesi i formimit të qeverisë mund të zgjasë disa javë
Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Isaac Herzog do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e partive që kanë fituar vende në parlament, përpara se t'i japë njërit prej liderëve mandatin për formimin e qeverisë. Kandidati i parë do të ketë 28 ditë kohë për të arritur një marrëveshje, me mundësinë e një zgjatjeje prej 14 ditësh. Nëse dështon, mandati mund t'i kalojë një kandidati të dytë dhe më pas, në kushte të caktuara, një kandidati të tretë.
Në rast se asnjë prej përpjekjeve nuk rezulton e suksesshme, Izraeli mund të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare. Gjatë kësaj periudhe, Netanyahu do të vijojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit në detyrë, edhe nëse nuk arrin të sigurojë një shumicë të re parlamentare. Zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen jo më herët se pranvera e vitit 2027, duke e zgjatur më tej pasigurinë politike në vend. Nëse kjo ndodh, Izraeli do të përballet me zgjedhjet e shtata të përgjithshme brenda tetë viteve./Dosja.al
Benjamin Netanyahu
Bota
30 October 2026, 07:16
G.M
Zyrtarë policorë duke kaluar përmes një korridori në burgun në Gjilan. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Danimarka paralaj...
Bota
29 October 2026, 22:58
E. D
UKRAINË- Një aerodrom ushtarak në Krime është transformuar në një qendër për lëshimin e dronëve, tr...
Bota
29 October 2026, 22:50
E. D
BOSNJE-HERCEGOVINA- Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është r...
Bota
29 October 2026, 22:41
E. D
SERBI- Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në instituc...
Bota
29 October 2026, 22:34
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gadi Eisenkot, mund të detyrohen të tërhiqe...
Bota
29 October 2026, 22:29
E.M
SHBA- Më shumë se rreth 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe, më pak se një javë përpara zgjedhjeve të ...
Bota
29 October 2026, 22:05
E.M
SHBA- Prokurorët në Massachusetts kanë kërkuar nga gjykata të rrëzojë kërkesën e Lindsey Clancy për pushimin ...
Bota
29 October 2026, 21:12
E.M
TURQI- Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë, ka deklaruar se vendi i tij do të bashkëpunojë me vendet e tjera të rajonit pë...
Bota
29 October 2026, 20:55
E.M
SHBA- Zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka kontaktuar kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë në përpjekje për t&e...
Bota
29 October 2026, 20:35
E.M
TURQI- Qendra për Luftën Kundër Dezinformimit e Presidencës Turke ka mohuar kategorikisht akuzat për ndërhyrjen e Turqisë n&...