23 November 2026, 12:01
Nga E.M

KOSOVË- Në Gjilan të Kosovës është arrestuar autori Endrit Azemi, pasi ishte nën dyshime se ka mashtruar qytetarët kosovarë duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe kishte nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tij. Nëpërmjet një fushate në “GoFundMe” dhe donacioneve të mbledhura edhe në sheshin e Gjilanit, dyshohet se janë grumbulluar afro 190 mijë euro.
Sipas hetimeve prokuroria ka konstatuar se i riu nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë. Për mbledhjen e parave ishin angazhuar edhe familjarët e tij. Motra, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike që qytetarët të kontribuonin sipas mundësive, ndërsa donacione ishin mbledhur edhe drejtpërdrejt në sheshin e Gjilanit.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Nga fushata dyshohet se janë mbledhur plot189 mijë e 206 euro e 8 cent.
Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bllokuar paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin. Endrit Azemi u arrestua u ndalua për 48 orë ndërkohë që prokuroria pritet t'i kërkojë Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale 'Mashtrimi'./Dosja.al
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E. D
Alkët Ahmetaj
FIER- Nëndrejtori i Policisë Fier, Alkët Ahmetaj, ka dhënë detaje për vrasjen e Selami Hasanit, i cili u vra ...
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E.M
FIERZË- Reshjet e shiut kanë vijuar prej disa ditësh në verilindje të vendit duke shkaktuar kështu probleme të shumta edhe n...
Aktualitet
23 November 2026, 11:43
E.M
GRAMSH- Në Gramsh janë arrestuar dy persona nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërsa ka ndaluar një tjetër dhe ka sh...
Aktualitet
23 November 2026, 11:39
E. D
Jakup Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të...
Aktualitet
23 November 2026, 11:23
E.M
PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pa...
Aktualitet
23 November 2026, 11:08
E.M
KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetë...
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...
Aktualitet
23 November 2026, 11:06
E. D
FIER- Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së nipit të tij Jakup Hasanit. N&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:54
E.M
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi pretendimet e sulmit me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Lib...
Aktualitet
23 November 2026, 10:50
E.M
POGRADEC- Një 39-vjeçar është plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit në qytetin e Pog...