10 November 2026, 18:00
Nga E. D
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me modelin e ri të provimit të jurisprudencës, i cili parashikon që pjesa teorike të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në gjuhën maqedonase.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari bëri me dije se në kuadër të këtij procesi, raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me institucionet shtetërore, partitë parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike, si dhe përfaqësuesit e organizatave studentore.
“Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem që garanton mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët, duke ruajtur të njëjtat kritere profesionale dhe standarde të provimit. Vazhdojmë me përgjegjësi dhe përkushtim për një zgjidhje të drejtë, profesionale dhe të qëndrueshme, në interes të të gjithë kandidatëve”, tha ndër të tjera Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivar.
Synimi është që kjo çështje të shqyrtohet në sesionin e fundit të Komisionit të Venecias për këtë vit, i cili parashikohet të mbahet më 11 dhe 12 dhjetor. Modeli i ri i provimit të jurisprudencës ka nxitur reagime të shumta dhe kundërshtime nga studentët shqiptarë, të cilët u ngritën në protesta duke kërkuar që provimi të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe. Kundër kësaj zgjidhjeje ligjore është deklaruar edhe opozita shqiptare në RMV, e cila ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë në Kuvend./Dosja.al
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
Politike
10 November 2026, 17:51
E. D
David McAllister
BRUKSEL- Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka ngritur shqetësime p&e...
Politike
10 November 2026, 17:41
E. D
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin &ld...
Politike
10 November 2026, 17:15
E.M
ELBASAN- Deputeti i opozitës, Isuf Çela, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes, ka kritikuar ndërhy...
Politike
10 November 2026, 17:10
E. D
Skender Pashaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj ka deklaruar gjatë diskutimeve në Komisionin e Kulturës s...
Politike
10 November 2026, 16:56
E. D
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Ko...
Politike
10 November 2026, 16:46
E. D
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takimin e parë me bashkëkryetarët e Kom...
Politike
10 November 2026, 15:59
E.M
ELBASAN- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka takuar ditën e sotme familjarët e prekur nga shpërthimi i pallatit pesëka...
Politike
10 November 2026, 15:58
E. D
Ilir Rusi dhe Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka kërkuar më shumë fonde p&e...
Politike
10 November 2026, 15:39
E. D
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeri...
Politike
10 November 2026, 14:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...