14 November 2026, 09:15
Nga E. D

FIER- Erion Veliaj i është drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste përmes një mesazhi, ku ka folur për situatën e tij personale, rrugëtimin politik dhe raportin me Partinë Socialiste. Veliaj thekson se prej 21 muajsh ndodhet i privuar nga liria dhe fizikisht larg familjes, Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve, por nënvizon se mbetet i lidhur me përgjegjësitë dhe bindjet e tij politike.
Në fjalimin e tij ai kujton nisjen e bashkëpunimit me Edi Ramën dhe angazhimin në Partinë Socialiste, duke theksuar se në politikë besimi fitohet përmes punës dhe përgjegjësisë, jo përmes emërimeve apo lidhjeve të privilegjuara. Veliaj përmend gjithashtu rrugëtimin e tij elektoral, nga angazhimi në opozitë deri te gjashtë fitoret në fushatat në Tiranë dhe tre mandatet në krye të Bashkisë së kryeqytetit.
Ai shpreh gjithashtu mirënjohje për socialistët, të rinjtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata që nuk e kanë votuar, duke vlerësuar kontributin e tyre në rrugëtimin e tij politik.
Pjesë fjalimi i Veliajt:
Të dashura shoqe dhe shokë, Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Sot ju drejtohem në rrethana që nuk do t'i kisha imagjinuar kurrë në rrugëtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyrës sime, larg rrugëve të Tiranës, larg qytetarëve që më kanë besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialistëve me të cilët kam ndarë për vite të tëra punën, përpjekjet, fitoret dhe vështirësitë. Por nuk jam larg përgjegjësive të mia. Nuk jam larg bindjeve të mia dhe nuk jam larg Partisë
Socialiste. Sot nuk dua t'ju flas vetëm për atë që më ka ndodhur mua, por edhe për atë që besoj se po i ndodh Partisë Socialiste dhe vendit tonë. Sepse këta 21 muaj më kanë dhënë kohë të mendoj jo vetëm për fatin tim personal, por edhe për përgjegjësitë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi ndaj qytetarëve.
I. RRUGËTIMI IM ME SOCIALISTËT
Unë kam ardhur në Partinë Socialiste si njeri i protestës, i zërit qytetar dhe i besimit se Shqipëria
mund të modernizohej dhe evropianizohej. Bashkëpunimin me Edi Ramën e kam nisur në një kohë
kur atij i mbylleshin dyert brenda vetë Partisë Socialiste. As Asambleja e Lezhës nuk e lejonte të
hynte në Pallatin e Kulturës, me kontributin direkt, te atyre qe perseri sot hapin e mbyllin perseri
dyert e kryetarit. Ishte koha kur na bashkonte bindja se politika mund të ndryshonte jetën e
njerëzve, se një parti progresiste duhej të krijonte mundësi për ata që nuk i kishin pasur dhe se të
rinjtë mund të merrnin përgjegjësi pa pasur nevojë për mbiemra të njohur, lidhje të privilegjuara
apo mbështetje nga njerëz të fuqishëm. Në këtë parti kam mësuar se besimi nuk fitohet me emërime
apo autoritet personal, por duke punuar, duke dëgjuar, duke qëndruar pranë njerëzve dhe duke
mbajtur përgjegjësi për atë që premton.
Kam pasur nderin të bashkëdrejtoj një fushatë në Qarkun e Gjirokastrës dhe pasi bëra gavetën nga
viti 2009 deri në vitin 2013, pa mandat deputeti, por në front të çdo beteje opozitare, fitova në
gjashtë fushata në Tiranë. Kam marrë besimin e qytetarëve për tri mandate në krye të bashkisë më
të madhe shqiptare. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi kam punuar me mijëra socialistë që nuk kanë
kërkuar kurrë asgjë për veten, përveç mundësisë për të kontribuar.
Atyre u detyrohem shumë. U përulem me mirënjohje socialistëve që kanë trokitur derë më derë,
që kanë mbrojtur idetë tona në lagje e komunitete dhe që kanë sakrifikuar kohën e tyre pa kërkuar
shpërblim. U detyrohem të rinjve që besuan se PS ishte vendi ku talenti dhe puna mund të hapnin
rrugë. U detyrohem bashkëpunëtorëve të mi në Bashkinë e Tiranës, me të cilët kemi punuar për ta
shndërruar kryeqytetin në një metropol evropian dhe u detyrohem qytetarëve të Tiranës, përfshirë
ata që nuk më kanë votuar, sepse jam bërë një kryetar bashkie më i mirë edhe prej tyre./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
14 November 2026, 08:50
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka dërguar me SMS anëtarëve të Partisë Socialiste fjalimin që kishte p&eu...
Politike
14 November 2026, 08:02
E. D
Edi Rama
DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, p...
Politike
13 November 2026, 20:07
E. D
TIRANË- Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar nj&e...
Politike
13 November 2026, 19:20
E. D
Gert Jan Koopman
KOSOVË- Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin n&eu...
Politike
13 November 2026, 18:43
E.M
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në foltoren e radhës në Kukës ku foli pë...
Politike
13 November 2026, 18:07
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit t&eu...
Politike
13 November 2026, 17:50
E. D
BRUKSEL- Një raport i publikuar nga Parlamenti Europian analizon ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, duke evi...
Politike
13 November 2026, 16:58
E. D
DURRËS- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe problematikash në 14 procedura prokurimi të zh...
Politike
13 November 2026, 15:49
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha ku...
Politike
13 November 2026, 15:39
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË- Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ësht&e...