13 November 2026, 18:43
Nga E.M

KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në foltoren e radhës në Kukës ku foli për protestën e studentëve para demokratëve. Gjatë fjalës së tij ai komentoi edhe thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
Berisha ka pohuar se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën qytetare që prej qershorit, e cila nisi fillimisht në mënyrë paqësore ndërsa agravoi në dhunë fizike dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe studentëve pikërisht gjatë revoltës studentore.
Ai theksoi se asnjë përpjekje mund ta ndalojë PD-në të afrohet me qytetarin, kudo që ka një protestë kundër Edi Ramës. Kryetari i PD-së shtoi se ata që që ndrojnë në krye të shtetit do hyjnë në turpin e historisë si tradhtarë të pluralizmit politik.
“Rama në burg, Berisha në burg”. Besuan verbërisht se me këto qëndrime po gozhdonin PD. mirëpo i them atyre hajde dhe shihni Gjallicën, kur të mposhtni Gjallicën mposhtni PD. ata një grusht i vogël që mund të bësh çdo epitet, nga mëngjesi në darkë me thirrje të porositura. Cili ishte qëndrimi ynë? Mbështetje totale për protestën. Por nuk kishte forcë në botë të na ndante ne nga qytetari. Përjashto 3-4 ditë e para që demokratët kanë qenë më të paktë, por pastaj demokratë kanë qenë shumicë numerike çdo ditë e asaj protestë. A mund të ishim tjetër kund veçse te qytetari që protestonte?! Ne e duam këtë flamur por duam qytetarin të parin.
Asnjë përpjekje për të kapur protestën, asnjë kritikë, asnjë polemikë por prani maksimale. Me qindra mijë demokrat zemërthyer me atë që dëgjonin shkonin çdo natë. Pati njerëz që kritikonin që pse shkoni aty. Pse i çon atje ku thërrasin kundër teje. Cili qe qëndrimi ynë? I vlerësuam dhe i shpallëm armiq të PD-së. Se dua ta kemi të qartë, një gjë është e sigurt, Zoti të vret po nuk i the armikut armik. Armiq, po ka një parim të lashtë sa luftërat. Armiku i armiku tim është aleati.
Jua thamë haptazi demokratëve. Ne thamë me këtë je armik dakord, nuk do të na shohësh, por nëse konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë ta rrëzojmë këtë të keqe dhe të votojmë të lirë, dhe mbetemi armiq. Ky është qëndrimi i vendeve të qytetëruar, që para partisë venë Shqipërinë. Cili ishte vlerësimi i shqiptarëve? Për PD, është më pozitiv dhe më i mirë se kurrë. Kjo parti vjen sot e përgatitur për një fitore vendimtare ndaj narko shtetit dhe Edi Ramës. Kurse ata të cilët krahasuan PD e cila në 35 vite me gjithë gabimet, të metat, defektet, askush në botë nuk e mohon se historia e saj është historia e shqiptarëve, e përmbysjes së diktaturës më të egër komuniste. E shndërrimit të shqiptarëve, nga qënie shtetërore, në qytetarë të lirë me pronë. E nxjerrjes nga vendet më të varfra të planeti, në të ardhurat e mesme të larta. As 1 jave e themeluar por shpalli para botës se ylli polar është çështja kombëtare duke marrë përsipër të gjitha pasojat. Asaj çështje nuk i kthejmë shpinën.
PS është parti më hajdutë e planetit, ndërtoi narko shtetin me Edi Ramën. Kjo është arsyeja pse mijëra socialistë dolën në qershor kundër tyre. E vërteta se me betejën për të krijuar një opozitë serbe në Shqipëri, ata që e ndërmorrën përfunduan në banesën e turpit, do regjistrohen si tradhtarë të pluralizmit politik. PD ecën e sigurt drejt fitores. Edi Rama sot nuk është vetëm njeriu më i urryer i shqiptarëve. Por më i urryeri i njerëzve të lirë në Europë dhe botë. Prisni! Akoma nuk kanë parë shqiptarë se çfarë krimineli, hajduti, çfarë gangsteri në krye të shtetit qëndron,” tha Rama./Dosja.al
Berisha
Politike
13 November 2026, 18:07
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit t&eu...
Politike
13 November 2026, 17:50
E. D
BRUKSEL- Një raport i publikuar nga Parlamenti Europian analizon ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, duke evi...
Politike
13 November 2026, 16:58
E. D
DURRËS- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe problematikash në 14 procedura prokurimi të zh...
Politike
13 November 2026, 15:49
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha ku...
Politike
13 November 2026, 15:39
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË- Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ësht&e...
Politike
13 November 2026, 15:31
E.M
TIRANNË- Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo,gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin p&e...
Politike
13 November 2026, 15:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar votimin e detyrueshëm për të gjithë qytetar&eum...
Politike
13 November 2026, 15:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer t...
Politike
13 November 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke prop...
Politike
13 November 2026, 15:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...