13 November 2026, 16:58
Nga E. D

DURRËS- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe problematikash në 14 procedura prokurimi të zhvilluara nga Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emirjana Sako. Sipas raportit të auditimit, tenderat kanë një fond limit të përbashkët prej rreth 1.85 miliardë lekësh të reja, ose afro 20 milionë euro.
Gjetjet e audituesve lidhen me shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike, ku ndër problematikat kryesore renditen shpallja fituese e kompanive që nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, si dhe skualifikimi i operatorëve ekonomikë që nuk rezultonin në kushtet e përjashtimit nga gara.
Procedurat e konstatuara me probleme kanë të bëjnë kryesisht me investime në infrastrukturë dhe projekte rindërtimi. Fondet limit për tenderat variojnë nga rreth 300 mijë euro deri në më shumë se 3 milionë euro. Në raportin e KLSH-së përmenden edhe kompanitë që kanë përfituar nga këto procedura.
Mes tyre është shoqëria “Rajli Ndërtim”, e cila është shpallur fituese në dy tendera për projekte rindërtimi, me një fond limit të përbashkët prej më shumë se 6 milionë eurosh. Një tjetër kompani e përfituese nga fondet publike është “Pepa Group”, në pronësi të Jetmir Pepës, i cili është akuzuar nga SPAK për trafik droge. Kompania ka fituar procedurën për ndërtimin e një shkolle në Sukth, me një fond limit prej afro 3 milionë eurosh.
Lidhur me këto shkelje, KLSH i ka rekomanduar Agjencisë së Prokurimit Publik të nisë një hetim administrativ për shkeljet e konstatuara, si dhe të marrë masat përkatëse për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit që kanë kontribuar në problematikat e evidentuara./Dosja.al
klsh emirjana sako bashkia durres
Politike
13 November 2026, 15:49
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha ku...
Politike
13 November 2026, 15:39
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË- Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ësht&e...
Politike
13 November 2026, 15:31
E.M
TIRANNË- Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo,gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin p&e...
Politike
13 November 2026, 15:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar votimin e detyrueshëm për të gjithë qytetar&eum...
Politike
13 November 2026, 15:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer t...
Politike
13 November 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke prop...
Politike
13 November 2026, 15:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...
Politike
13 November 2026, 14:51
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...