LIVE UPDATES
Politike

Parlamenti Europian: Shqipëria përparon në negociatat me BE-në, por korrupsioni dhe dobësitë institucionale mbeten sfida

Sipas raportit, sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave themelore mbeten ndër fushat kryesore ku Shqipëria duhet të përparojë.

13 November 2026, 17:50 Nga E. D

Parlamenti Europian: Shqipëria përparon në negociatat me

BRUKSEL- Një raport i publikuar nga Parlamenti Europian analizon ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, duke evidentuar arritjet, problematikat dhe sfidat që vendi duhet të adresojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Raporti ndalet në disa fusha kryesore, ku vlerëson reformat e ndërmarra dhe evidenton çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje.

PE ka vlerësuar hapjen e të gjashtë grupkapitujve të negociatave dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të parë. Në raport thuhet se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shënuar rezultate në hetimin e korrupsionit në nivele të larta, por vendi vijon të përballet me probleme në sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve dhe funksionimin e administratës.

Shqipëria është renditur mes vendeve më përpara në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke shënuar përparim të shpejtë në negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, përparimi në miratimin e ligjeve dhe hapjen e kapitujve nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me rezultate në funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave.

Negociatat me BE-në dhe objektivi i vitit 2027

Sipas raportit, integrimi europian ka qenë një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë që prej rënies së komunizmit. Në raport theksohet se Shqipëria iu bashkua Procesit të Stabilizim-Asociimit në vitin 1999, nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në vitin 2006, aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Negociatat e anëtarësimit u hapën në korrik të vitit 2022. Pas kësaj, Shqipëria arriti të hapë të gjashtë grupkapitujt negociues gjatë viteve 2024–2025. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte maji i vitit 2026, kur vendi përmbushi kriteret e ndërmjetme për grupkapitullin e parë, që lidhet me çështjet themelore të anëtarësimit. Në korrik 2026 u mbyllën përkohësisht tre kapitujt e parë, duke kaluar negociatat në fazën e mbylljes së kapitujve.

Raporti vlerëson se Shqipëria synon të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027, por e cilëson këtë objektiv ambicioz. Sipas autorëve, arritja e tij nuk do të varet vetëm nga ritmi i negociatave, por sidomos nga zbatimi i qëndrueshëm i reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reforma në drejtësi dhe rezultatet e SPAK

Sipas raportit, reforma në drejtësi e nisur në vitin 2016 vlerësohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme institucionale në Shqipëri. Në dokument thueht se procesi i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët ka sjellë një ristrukturim të gjerë të sistemit gjyqësor, duke konfirmuar, larguar ose nxitur dorëheqjen e një pjese të konsiderueshme të magjistratëve. Raporti e konsideron këtë reformë një dëshmi të vullnetit politik për të adresuar problemet e sistemit të drejtësisë, megjithëse procesi ka shkaktuar edhe vështirësi në funksionimin e institucioneve.

Një vlerësim pozitiv jepet për Prokurorinë e Posaçme, SPAK, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas dokumentit, këto institucione kanë krijuar një bilanc në rritje në hetimin e çështjeve të korrupsionit në nivele të larta dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në trajtimin e rasteve që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe persona me ndikim politik.

Megjithatë, raporti thekson se dënimet në çështjet e profilit të lartë duhet të konsolidohen më tej. Po ashtu, ngrihen shqetësime për ndikimin politik në zbatimin e ligjit jashtë SPAK-ut, si dhe për efektivitetin e sekuestrimit dhe rikuperimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Korrupsioni, sundimi i ligjit dhe problemet e qeverisjes

Pavarësisht progresit në reformën ligjore, dokumenti evidenton një hendek mes ndryshimeve të miratuara në letër dhe rezultateve konkrete në funksionimin e institucioneve. Sipas raportit, sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave themelore mbeten ndër fushat kryesore ku Shqipëria duhet të përparojë.

Raporti ndalet edhe te polarizimi i fortë politik, marrëdhëniet konfliktuale mes partive dhe krizat e përsëritura institucionale që kanë shoqëruar periudhën pas komunizmit. Përqendrimi i pushtetit politik dhe dominimi i një partie në disa periudha kanë ngritur shqetësime për funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës së pushteteve.

Po ashtu, aktorë të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë ngritur pikëpyetje për zbatimin selektiv të reformave në drejtësi dhe përdorimin e procedimeve antikorrupsion në çështje me ndjeshmëri politike. Treguesit ndërkombëtarë të përdorur në studim evidentojnë mangësi në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, pluralizmin dhe llogaridhënien. Banka Botërore evidenton gjithashtu dobësi në sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit, ndonëse raporti përmend përmirësime graduale.

Media dhe shoqëria civile

Një tjetër çështje e trajtuar në dokument është gjendja e medias dhe roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e reformave. Raporti vëren se organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike dhe mediat e pavarura kanë luajtur rol aktiv në mbikëqyrjen e proceseve dhe nxitjen e përfshirjes qytetare. 

Megjithatë, Komisioni Europian ka evidentuar shqetësime për përqendrimin e pronësisë së medias, qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile dhe kufizimet që has herë pas here gazetaria investigative. Në këtë kuadër, dokumenti thekson nevojën për forcimin e pluralizmit mediatik dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për veprimtarinë e shoqërisë civile.

Protestat për projektin në Zvërnec

Raporti ndalet edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë në qershor të vitit 2026 kundër një projekti zhvillimor në zonën e Zvërnecit. Sipas raportit, protesta nisi për shkak të shqetësimeve mbi mungesën e transparencës, respektimin e standardeve mjedisore dhe rrezikun e tjetërsimit të pronës shtetërore. Më pas, ajo u shndërrua në një reagim më të gjerë për qeverisjen e mirë dhe respektimin e parimeve demokratike.

Çështja mori vëmendje edhe në institucionet europiane. Parlamenti Europian shprehu shqetësime për projektin dhe kërkoi pezullimin e procedurave të reja të lejeve deri në garantimin e përputhshmërisë me standardet e BE-së. Gjithashtu, kërkoi rishikimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

Shqipëria dhe politika e jashtme e Bashkimit Europian

Në fushën e politikës së jashtme, Shqipëria vlerësohet si një nga vendet me përputhshmërinë më të lartë me qëndrimet e Bashkimit Europian. Raporti nënvizon se vendi ka mbështetur deklaratat, qëndrimet dhe masat kufizuese të BE-së, përfshirë ato të ndërmarra pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Anëtarësimi në NATO dhe orientimi euroatlantik përmenden si elemente që e kanë vendosur politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë në të njëjtën linjë me partnerët europianë dhe perëndimorë. Dokumenti vlerëson gjithashtu pjesëmarrjen e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe kontributin në operacionet e menaxhimit të krizave dhe të paqes të Bashkimit Europian.

Megjithatë, një nga rekomandimet është forcimi i qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, duke qenë se ndikimi i jashtëm nuk kufizohet vetëm te politika e jashtme, por mund të prekë edhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Mbi 90 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Mbështetja e qytetarëve për integrimin europian cilësohet si një nga pikat më të forta të Shqipërisë. Sipas të dhënave të përmendura në raport, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka qenë vazhdimisht mbi 80–90 për qind në sondazhet e viteve të fundit. Në përmbledhjen ekzekutive të studimit, kjo mbështetje paraqitet në mënyrë të qëndrueshme mbi 92 për qind, ndër nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Autorët vlerësojnë se ky konsensus shoqëror përbën një mbështetje të rëndësishme politike për procesin e integrimit dhe ndihmon në ruajtjen e reformave edhe në periudha të vështira të politikës së brendshme. Megjithatë, dokumenti paralajmëron se mbështetja e lartë për anëtarësimin nuk duhet të ngatërrohet me kënaqësinë e qytetarëve për ritmin dhe mënyrën se si po realizohet procesi.

Integrimi ekonomik dhe përfitimet nga tregu europian

Shqipëria ka nisur integrimin ekonomik me Bashkimin Europian shumë përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit. Ky proces lidhet me Procesin e Stabilizim-Asociimit, të nisur në vitin 1999, dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të nënshkruar në vitin 2006. Sipas raportit, kjo marrëveshje e afroi Shqipërinë me tregun europian dhe e bëri BE-në partnerin kryesor tregtar dhe të investimeve për vendin.

Ky proces është plotësuar nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë përmes Komunitetit të Energjisë dhe integrimi ekonomik rajonal përmes Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, CEFTA. Studimi thekson se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe instrumentet e tjera të integrimit gradual mund të sjellin përfitime ekonomike përpara anëtarësimit të plotë, duke përfshirë bashkëpunimin në energji, transport dhe tregti.

Shqipëria si një nga dy vendet më të avancuara në rajon

Në përfundimet e tij, studimi e rendit Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet që kanë përparuar më shumë në procesin aktual të zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas raportit, përvoja e Shqipërisë tregon se përparimi në negociata mund të përshpejtohet kur ekziston angazhim politik, zbatim i kushteve të vendosura nga BE-ja dhe një perspektivë e besueshme anëtarësimi.

Në dokument nënvizohet gjithashtu se hapja e kapitujve dhe miratimi i ligjeve nuk mjaftojnë. Përparimi duhet të shoqërohet me institucione funksionale, rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit, pavarësi të drejtësisë, llogaridhënie demokratike dhe administratë publike më efektive. Raporti thekson ndër të tjera se realizimi i objektivit për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 do të varet nga aftësia e Shqipërisë për t'i kthyer reformat ligjore në rezultate konkrete dhe të qëndrueshme./Dosja.al

raporti i parlamentit europian shqiperia

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...