11 November 2026, 13:55
Nga G.M
Robert Duka
TIRANË- Robert Duka, i arrestuar si autori i grabitjes së rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të dytë pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, ka mohuar përfshirjen në ngjarje gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.
Para gjykatës, Duka ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria. Ai ka pretenduar se automjeti i identifikuar në pamjet e kamerave të sigurisë nuk përbën provë që e lidh atë me grabitjen. Ndërkohë, gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Çfarë ndodhi?
50-vjeçari, Robert Duka, është personi që dyshohet se kreu grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke marrë një shumë prej 60 mijë eurosh. Ngjarja ndodhi më datën 2 nëntor, kur 50-vjeçari nga Vlora, hyri në ambientet e bankës i armatosur dhe i maskuar.
Fillimisht ai kërcënoi rojën e sigurisë dhe më pas arkëtaren, e cila, nën kërcënimin e armës, i dorëzoi shumën e parave. Pas grabitjes, Duka u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik, duke shmangur largimin me automjet. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e autorit gjatë largimit, ndërsa identifikimi i tij ka zbardhur një pjesë të dinamikës së grabitjes./Dosja.al
Robert Duka
Aktualitet
11 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e FHF-së kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar revoltës studentore. Nën thirrjet "Dorëheq...
Aktualitet
11 November 2026, 13:15
E.d
Oltion Bistri
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të...
Aktualitet
11 November 2026, 13:11
E.d
Pamje
TIRANA- Revolta studentore ka nisur sërish, ndërsa studentët e "Politeknikut" kanë braktisur auditorët dhe janë bër&e...
Aktualitet
11 November 2026, 12:59
E.d
Çifti kanadez
TIRANA- Kristian dhe Adriana Gjoni, një çift me origjinë shqiptare që jeton në Toronto të Kanadasë,...
Aktualitet
11 November 2026, 12:57
G.M
Një person mban në duar një qese me letra higjienike të blera, teksa futet në Klinikën e Onkologjisë.
Çdo të en...
Aktualitet
11 November 2026, 12:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe bezniës. Përmes një njoftimi zy...
Aktualitet
11 November 2026, 12:23
G.M
pamje
TIRANË- Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, janë dy 22-vjeçarë, që kanë rënë në prangat e policisë në...
Aktualitet
11 November 2026, 12:03
G.M
Erjon Vishkulli
ITALI- Erjon Vishkulli do ti nënshtrohet ditën e sotme një tjetër ndërhyrjeje kirugjikale, pas plagosjes me plumb gom...
Aktualitet
11 November 2026, 11:41
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Mafia kriminale shqiptare po zgjeron gjithnjë e më shumë ndikimin e saj në Romë, duke mos u kufizuar vetëm...
Aktualitet
11 November 2026, 10:49
G.M
pamje
TIRANË- Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Transportit, Gëzim Karanxha, ka paralajmëruar përshkallëzim...