https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Nuk mbajtën maskat mbrojtëse, gjobiten 790 qytetarë, ndëshkohen dhe 101 persona që drejtonin mjetin pa maskë
18 March 2021, 13:20Nga DOSJA
TIRANË-Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë. Sipas uniformave blu gjatë 24 orëv të fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë, 689 persona që nuk mbanin maskën.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
NJOFTIMI:
U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 790 shtetas. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, të cilët ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Bëhet e ditur se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motoç...
Aktualitet18 March 2021, 12:17
SPANJË– 52 persona janë vë në në pranga në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar me emrin “Ferro”, të udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanj...
TIRANË– Sirianët kanë nisur të ‘hanë’ njëri-tjetrin dhe të masakrohen me dhëmbë. Emigrantët që shumë herë gjanë bërë pjesë e krinikave për sherre e v...
DURRËS– Shkolla “Jan Kukuzeli” ka hapur dyert ditën e sotme për të pritur mësuesit që duan të vaksinohen, por ende nuk është paraqitur asnjë prej tyr...
TIRANË– Një granatë e vjetër është gjetur dhe është plasur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere. Sipas njoftimit të Policisë, granata ësht...
VLORË– Nefrologu Fjezi Alushi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve në Shqip...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka takuar në Shkodër të moshuarën 111-vjeçare e cila kohë më parë shprehu dëshirën për ta takuar.Rama i ka shkuar në ...