LIVE UPDATES
Politike

“Nuk më zë gjumi, rrotullohem…”/ Më fëmijët në emigrim, nënat rrëfejnë me lot në sy historitë para Bashës, kry

30 November 2020, 10:31 Nga DOSJA
“Nuk më zë gjumi, rrotullohem…”/ Më

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me nëna të cilat i kanë fëmijët emigrantë.  Gjatë bashkëbisedimit u ndanë eksperienca nga më të dhimbshmet të historisë dramatike të nënave shqiptare me emigracionin. Njëra prej tyre rrëfeu se e ka humbur një djalë pasi ia kanë vrarë në moshën 15-vjeçare.

Të tjerat treguan se si e përjetojnë me vështirësi largimin e fëmijëve të tyre në atdhe të huaj dhe se gjatë natës nuk i zë gjumi pa folur me bijtë e tyre.

&;

“Emigracioni në vitet e fundit është shumë i dhimbshëm. Rreth dy vite që djali është larguar pas shumë peripecive, në fakt që për shumë vite, që i vogël, që 16 vjeç ka ndarë kohës mes shkollës, sportit të atletikës ku ishte edhe kampion në fakt, edhe punës. Erdhi momenti këto vitet e fundit që nuk përballohej më edhe tha: do të marr rrugën. Falë Zotit iku edhe do rregullohet atje,”- tha Qefsere Deliu.

“Unë jam nënë e dy vajzave. Njëra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate të shkëlqyera. Pasi nuk gjeti asnjë mundësi apo alternativë punësimi këtu, u detyrua të emigronte në Amerikë. Më falni! Ajo ka sot dhe një vajzë të vogël, të cilën unë e kam parë vetëm njëherë kur lindi. Pamundësia ekonomike e jona na detyron që t’i qëndrojmë larg. Por e keqja nuk është kjo. Kam vajzën tjetër që ka mbaruar për informatikë ekonomike, dega financë bankë, e cila nuk po gjen alternativë punësimi dhe ajo do të ndjekë hapat e të motrës, do të iki jashtë sepse thotë këtu nuk shih asnjë dritë jeshile. Tani, zoti Basha dua të di kur do të mbarojë ky makth për ne prindërit, sidomos në këtë kohën e pandemisë, se po të mendojmë, se po të na gjejë gjë do të vdesim pa parë fëmijët tanë. Kjo është e keqja më e madhe e popullit tonë, po rrimë larg fëmijëve,” – rrëfen me lot në sy Elida Xherahi.

“Edhe unë një familje si të gjithë shqiptarëve, familje e thjeshtë dy fëmijëve të mi kanë mbaruar juridikun, vajza është më e madhe dy vjet se djali, por vajza mbaroi juridikun këtu dhe punonte këtu, në televizion ka qenë në Klan, madje balerinë, ajo të aplikojë mami se mbase më del e drejta e studimit të shkojë të vazhdojë shkollën në Amerikë. Aplikoi dhe fitoi se dhe këtu notat tek Juridiku i pati të shkëlqyera edhe ajo sot ndodhet në Amerikë dhe vazhdon studimet në Manhatan. Kam dhe unë 6 vite që se kam pare,”- tha gjatë bisedës me kryetarin e opozitës, zonja Xhuma Kurti.

“Tim shoq vdiq para 7 viteve nga mungesa, nga problemet ekonomike u detyrova që djalin e madh ta çoja jashtë shtetit edhe iku ne Gjermani. Si iku në Gjermani, ashtu punë të zezë më. Ashtu në mënyrë të paligjshme nga Gjermania, bëri dy vjet atje, nga Gjermania iku ne Angli, pa ardhur këtu me e taku. Edhe ashtu, punon, na ndihmon se s’kemi mundësi me I përballu këto kushtet e zoti Rama. Edhe me thënë atë të drejtën, kur vjen darka, kontrolloj telefonin, është future djali në internet, nuk është fut në internet. Po s’qe fut në internet nuk më zë gjumi gjithë natën lëviz a se po të ketë ndonjë problem ndonjë diçka, komplet bosh brenda si nënë. Djali tjetër ka mbaruar shkollën e lartë për emergjenca civile dhe kur u bë tërmeti aplikoi aty te bashkia, donte të shkonte dhe të kontribuonte vullnetar se i vinte keq për ata, e realizuan atë kërkesën nuk ja pranuan. T’i vësh dorë që mos ikin më jashtë, të kthehen e të punojnë për Shqipërinë. Shqipëria bëhet shumë kollaj edhe shumë mirë, në rast se ka një staf që drejton mirë. Me të vërtetë është e shkatërruar, nuk presim buton që të shohim, por ama prej teje kërkojmë thjesht ta fusësh në rrugën e duhur. Edhe po të futet në rrugën e duhur, ata të rinj do e çojnë përpara. Edhe kjo të takon ty. Te ty shohim shpresë, te ty shohim jetën e fëmijëve tanë,” – iu drejtua kreut të opozitës, zonja Marjeta Luka.

Në fund, Basha pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit.

“Ju falenderoj që u bëtë pjesë e këtij bashkëbisedimi, që ndatë historitë tuaja personale, duke i dëgjuar këto histori përjetoj edhe unë atë dhimbjen e vuajtje. Edhe unë jam prind, nuk e kam provuar se ç’do të thotë 6 vjet pa e parë fëmijën, por duke qenë prind e kuptoj se çfarë ndjenje është. Cila është arsyeja e kësaj dhimbjeje? Është largimi i të rinjve. Cili është shkaku i largimit të tyre? Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit. Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë, me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpresë, sjell shpresë tek vendi, sjell besim tek investitorët. Pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, e cila mendon vetëm për veten e vet, nuk mendon për njerëzit. Kjo është arsyeja pse emigracioni në Shqipëri është rritur 3-4 herë më shumë sesa mesatarja e Ballkanit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që jo vetëm mos t’ju zhgënjejë, por t’i përmbush pritshmëritë tuaja dhe të gjithë nënave dhe grave dhe motrave dhe baballarëve, të prindërve tanë, që ta fusim Shqipërinë në një rrugë shprese, në një rrugë zhvillimi, në një rrugë punësimi për të gjithë, por në radhë të parë për ju. Kjo pastaj do t’i japë fund këtij cikli krize, dhe do të nisë një cikël pozitiviteti për ta, për familjet e tyre, për ju, për prindërit tanë por edhe për shumë prej atyre që janë larguar, që do të kenë mundësi pastaj të konsiderojnë rikthimin në vendin e tyre. Një vend që duhet t’i presë me krahë hapur,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me nenat e emigranteve lulzim basha basha me nenat e emigranteve lulzim basha

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...