https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Nuk ndalet krimi ndaj njerëzve me ngjyrë/ Policia vret një tjetër afrikano-amerikan, protesta masive në Los Angeles
1 September 2020, 16:31Nga DOSJA
SHBA– Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një afrikano-amerikan në Los Angeles, ku sipas mediave të huaja 29-vjeçari, Dijon Kizzee, fillimisht u ndalua nga një patrullë policie pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Më pas ai ishte përleshur me oficërët duke i qëlluar ata me grushta dhe është arratisur nga vendngjarja. Menjëherë policët u vunë në ndjekje të tij dhe më pas e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur
Në bazë të deklaratës së Departamentit të policisë është bërë me dije se ai është qëlluar pasi u konstatua se mbante me vete të fshehur një armë.
“Agjentët vunë re se ai kishte një armë gjysmë automatike.”-tha policia.
Pas kësaj ngjarje një turmë demonstruesish dolën në rrugë duke protestuar.
Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas plagosjes së një tjetër afrikano amerikani, Jacob Blake i cili u qëllua nga policia pas shpine në prani të fëmijëve të tij dhe teksa po tentonte të futej në makinë. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën por sipas mjekëve do të mbetet i paralizuar.
Ndërkohë që janë në prag të zgjedhjeve presidenciale, presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokrat Joe Biden janë përplasur sërish, për shkak të dhunës që ka shpërthyer nga protestat kundër vrasjes së qytetarëve me ngjyrë nga policia.
Biden e ka akuzuar presidentin amerikan si nxitës të dhunës dhe e ka akuzuar atë për përkeqësimin e situatës me retorikën e tij.
Kujtojmë që prej muajit maj kur u vra barbarisht Geogre Floyd, janë mbajtur protesta masive kundër krimit ndaj afrikano-amerikanëve në mbarë Amerikën.
SHBA- Protestuesit në Portland u mblodhën jashtë shtëpisë të kryebashkiakut demokrat Ted Ëheeler mbrëmjen e sotme për të “festuar” ditëlindjen e tij.Ata ho...
BJELLORUSI– Prej 9 gushtit në Bjellorusi janë mbajtur protesta masive e të dhunshme ku mijëra njerëz kërkojnë largimin e presidentit Aleksandër Lukashenko nga p...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
ANGLI- Kryeqyteti i Anglisë, Londra, po përballet me humbjen e 10 bilion £ në vit dhe humbjen e 50,000 vendeve të punës për shkak se vendi nuk vizitohet më dhe ...
TURQI– Situata mes Greqisë dhe Turqisë nuk është aspak e qetë pasi mes dy vendeve vijojnë tensionet në detin Egje. Ditën e sotme Ministri i Jashtëm i Turqisë, M...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian kritikoi Hungarinë për një politikë diskriminuese kufitare dhe tha se do të propozojë një pako të rregullave të përbashkëta në lidhje...
SHBA-Ylli i filmave porno, Ron Jeremy është paditur ditën e djeshme me 20 akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 12 grave dhe një adoleshenteje 15-vj...
WUHAN – Wuhani, epiqendra e koronavirusit në Kinë, duket se ka kaluar situatën e vështirë të krijuar nga ky virus vdekjeprurës e tashmë dalëngadalë po i “rikthe...
TIRANË– Rreth tre të katërtat e njerëzve të anketuar në të gjithë botën thonë se janë të gatshëm të bëjnë vaksinë anti- CovidSipas sondazheve të kryera nga...
GREQI– Në një kohë që Greqia pritej të rihapte shkollat më 7 shtator, mediat vendase kanë raportuar se afati është shtyrë me një javë, ku tashmë 14 shtatori ësh...