Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
“Ose unë ose askush”/ Dalin DETAJE të reja për shqiptarin në Greqi që kreu krimin makabër, 45-vjeçari u ndalua ng
16 October 2020, 17:17Nga DOSJA
GREQI- Detaje të reja kanë dalë për krimin makabër në Greqi ku shqiptari ka vrarë 43-vjeçaren dhe partnerin e saj farmacist. Sipas mediave të huaja ish-partneri i 43-vjeçares Fotini e ka kërcënuar vetëm disa muaj pas divorcit duke i thënë: “Ose unë ose askush”.
Mediat shkruajnë se ai ishte xheloz i sëmurë dhe krimin e bëri vetëm për hakmarrjes pasi ish-partnerja kishte nisur një romancë të re me një farmacist. Po ashtu mediat bëjnë të ditur se menjëherë pas krimit shqiptari është ndaluar nga policia pasi ai ishte dënuar edhe më parë nga autoritetet greke për drogë dhe grabitje. Mediat raportojnë se ndalimi i shqiptarit është bërë në Agrinio gjatë një kontrolli rastësor. Në momentin që është ndaluar policia nuk ishte ende e informuar për krimin e rëndë që kishte bërë.
Tashmë policia po kërkon në të gjithë Greqinë për të gjetur shqiptarin sakaq dyshohet se ky i fundit mund të jetë arratisur në vendin e tij të origjinës, pra në Shqipëri. Ndërkohë, policia është në pritje të përfundimit të testeve laboratorike, gjurmëve të gishtave dhe ADN-së, në mënyrë që të identifikojë saktësisht autorin e krimit,
Ndërkohë trupi i 43-vjeçares u transportua sot në Mykonos, ku nesër të afërmit, vajza e saj dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit. Varrimi i saj do të bëhet të premten, ndërsa farmacisti u varros sot në mesditë në orën 12, në vendlindjen e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë ku shqiptari vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj. Ngjarja e rëndë, e cilësuar si e llojit ‘thriller’ është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave, të cilët kishin parë se nga dera e tyre, rridhte gjak. Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos, por që dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin. Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës dhanë alarmin. Ata u shprehën para efektivëve se nga dera e gruas, që jetonte bashkë me biznesmenin dhe njiheshin sit ë pasur në zonë, rridhte gjak.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Kompania farmaceutike amerikanë Pfitzer pritet që të kërkojë autorizim për aplikim të vaksinës që ka krijuar kundër Covid-19. Në një deklaratë Presidenti ...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të...
Bota16 October 2020, 16:26
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në amerikë të votojnë Joe Biden. Me anë të një videoje në Facebook...
KOSOVË– Dy zyrtarët e Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi, janë arrestuar ditëne s otme nga policia e Kosovës. Sipas mediave kosovare...
Bota16 October 2020, 15:50
BJELLORUSI- Bjellorusia tha ditën e sotme se kërkon arrestimin e lideres së opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya pasi ajo akuzohet se ka rrezikuar Siguri...
KOSOVË- Publicisti, Veton Surroi, ka thënë që i dërguari i special për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak, nuk duhet të fajësohet për deklaratat ...
ZELANDË E RE– Zelanda e Re, e cila për herë të dytë ka mposhtur betejën e Covid- 19 me sukses do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme të shtunën. S...
KOSOVË- Komisioni Europian me anë të një njoftimi tregoi së na datë 15 tetor, u zhvillua takimi i katërt mes Komitetit për Stabilizim-Asocim, Bashkimit Eu...
KOSOVË – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosla...