https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiçin në Slloveni: Insistonte që ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor t’ju
17 May 2021, 18:13Nga DOSJA
SLLOVENI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”,- ka thënë Osmani për RTK-në.
Sipas Express, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.
“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo e pengoi Vuçiçin”,– theksoi Osmani.
Ajo më tej tha se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.
“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi ajo.
Osmani tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara. Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj.
BRUKSEL– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të...
AMERIKA LATINE- Policia Boliviane ka goditur një pikë të rëndësishme kundër prodhuesve të kokainës në vend pas zbulimit dhe shkatërrimit të tre “mega-fabr...
SHBA– Organizatat myslimane amerikane bojkotuan festën e së dielës në Shtëpinë e Bardhë për Fitër Bajramin, dita që shënonte fundin e muajit të shenjtë të Ramaz...
PAKISTAN- Pakistani ka dënuar ashpër bombardimet që Izraeli po i bën Palestinës. Aljazeera shkruan se Parlamenti i Pakistanit ka miratuar një rezolutë duke i bë...
GAZA- Zyra e Gazës e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Rripin e Gazës u shkatërruan nga raketat izraelite. Aljazeera shkruan se media lokale e Katarit, Marsal K...
EUROPA- Rregullatori i BE ka mbështetur ruajtjen njëmujore të vaksinës Pfizer COVID-19 në frigoriferë. Reuters raporton se sipas Agjencisë Evropiane të Barnave...
SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane Jake Sullivan është shprehur se përpjekjet e SHBA-së për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës do ...