https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Pa çati mbi kokë që prej nëntorit të kaluar, qytetari nga Mamurrasi pa asnjë ndihmë: Inxhinierët më thanë që është
30 August 2020, 11:51Nga DOSJA
MAMURRAS-Një familje në Mamurras me 6 anëtarë, qëndron jashtë banesës, që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Banorët e kësaj familje, kanë kaluar ditë të vështira, si në Dimër për shkak të ftohtit, por edhe në verë për shkak të vapës.
Kryefamiljari Zef Boçi , i cili është edhe invalid shprehet se inxhinierët i kanë thënë gojarisht se shtëpia është e pabanueshme, por nuk firmosin dot pa urdhërin e kryetarit. Në një rrëfim për “Faxweb”, ai shprehet, se ka kërkuar ndihma nga autoritetet, por nuk ka marrë asgjë mbrapsh. Më tej ai shton, se institucionet kanë anashkaluar problemin e dëmtimit të banesës së tij.
“Bëra plot një vit që jam këtu, invalid, pa pikë turpi prefekti më merr nuk e mbaj mend orën, nga mesnata, më thotë më vjen keq se po fle brenda. Kjo nuk bën më, është themeli me bodrum. Komisioni e ka nxjerë të banueshme banesën. Vetëm dyer e dritare kam hequr. Kam kërkuar çadër, kam kërkuar ndihma. Asnjë ndihmë nuk më është dhënë. Inxhinierët gojarisht dhe jo me shkrim më kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk e firmosim dot pa urdhër të kryetarit. Kryetari nuk ka ardhur dhe kështu ka ngelur. I bëj apekl shtetit që së pari të vijë të shikojë se ku jetoj, me gjithë këtë kohë, virus e dreq që na gjeti ne”, tha Zef Boçi.
Kurbini ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e lëkundjeve të forta, qindra banesa u dëmtuan, duke lënë në qiell të hapur banorët.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAPSHTICË- 50 emigrantë shqiptarë nuk janë lejuar nga Policia që të udhëtojnë drejt pikës kufitare të Kapshticës. Ata janë ndaluar nga Policia në fshatin K...
TIRANË-Mesditën e sotme një rrap është përfshirë nga flakët në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga “Newsbomb”, shihen flakët pranë shkollës 9-vjeçare ...
TIRANË -Policia ka vendosur në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë dhe në Kavajë. Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si, shitja...
KAPSHTICË- Qindra qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërkohë, policia e Korçës ka ngitur një postbllok në afërsi ...
MALLAKASTËR- Policia e Mallakastrës ka arrestuar 43-vjeçarin Arjan Velaj, si shkaktar të një vatrë zjarri. Sipas policisë Velaj vidhte gjithashtu en...
CËRRIK- Policia në Cërrik ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale P.I, pasi në fshatin Gostimë ka goditur me sende të forta qytetarin me iniciale F.Xh....
KOSOVË – Apple ka vendosur më në fund Kosovën në hartë, pas peticionit i cili u shpërnda në rrjetet sociale fillimisht nga këngëtarja me famë botërore Dua ...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale F.K, pasi u kap duke transportuar një familje me 5 persona nga Afganistani. Policia bën...
KAPSHTICË- Dalin pamjet me dron nga pika kufitare e Kapshticës, ku qindra qytetarët kanë mbetur sërish të bllokuar. Mes të nxehtit qytetarët janë duke shpr...