https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Pagoi para të zeza për Fake News-in”/ Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: Profeti i Kokoshkave i publikon vetë përmes ish
3 October 2020, 09:15Nga DOSJA
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, për ‘Fake News-in” për mbetjet nga Italia në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi e quan Ramën “Profeti i Kokoshkave”, që sipas tij ka publikuar lajmin e rremë, për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen.
Reagimi i plotë:
“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë. Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian.
Ky reagim i Blushit vjen pasi mëngjesin e sotëm Rama foli sërish në lidhje me “Fake news-in” e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare në muajin qershor. Rama sulmoi Ilir Metën dhe u shpreh se ka paguar para të zeza, për të strerrosur vendin e tij.
Në muajin qershor mediet italaien publikuan një shkrim, ku thuhej se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se 1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur. Ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia. Ky i fundit u shpreh se gjithçka është një shpifje. Ndërsa presidenti Ilir Meta tha se të gjitha këto janë fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga probemet themelore të vendit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me “Fake news-in” e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare në muajin qershor. Nëpërmjet nj...
ELBASAN- Partia Demokratike ka publikuar listën me 45 kandidatët për Qarkun e Elbasanit. Elbasani është një nga qarqet më të rëndësishëm të vendit, me 14 mandat...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier për 30-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Nëpërmjet një letre, Meta sh...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf mori pjesë në ceremoninë online që u zhvillua për 30 vjetorin e bashkimit të Gjerman...
TIRANË– Boiken Abazi nga Vetëvendosja i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, si ...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se deklarata e Edip Shirokës, ish-kreut të Partisë Socialiste në Shkod...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar së fundmi në lidhje ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen fin...
TIRANË– Komisioni i Posaçëm është mbledhur pasditen e sotme për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në ...
TIRANË– Aktorja Monika Lubonja është bërë pjesë e Partisë Socialiste. Gjatë vizitës së kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në njësinë nr.2 në Tiranë,...
SERBI– Mediat serbe së fundmi kanë komentuar takimin e ditës së sotme mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, i cili u zhvillua në Tiranë. Kryeministi i...