9 November 2026, 19:00
Nga E.M

SHBA- Papa Leone XIV gjatë meshës së mbajtur në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, u ka bërë thirrje familjeve të mos humbasin shpresën përballë vështirësive ekonomike dhe sociale, duke paralajmëruar se pasiguria në punë, dhuna në familje dhe varësitë po dëmtojnë marrëdhëniet familjare.
Në kuadër të vizitës së tij në Amerikën e Jugut, Ati i Shenjtë foli për sfidat me të cilat përballen familjet në shoqërinë e sotme.
“Edhe familjet tona, në fakt, përjetojnë ndonjëherë situata komplekse: mungesë stabiliteti, vështirësi sociale, punë të pasigurt, dhunë në familje, ndarje të dhimbshme, varësi që shkatërrojnë dhe dëmtojnë marrëdhëniet familjare”, deklaroi Papa Leone XIV në homelinë e tij.
Sipas autoriteteve në këtë ceremoni morën pjesë rreth 2.5 milionë besimtarë, duke e bërë atë meshën më të frekuentuar të drejtuar nga Leone XIV që prej zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike.
“Mos u dorëzoni përballë zërave që përsërisin se familja e krishterë është e tejkaluar: përkundrazi, sot më shumë se kurrë, ajo përfaqëson një pikë të fortë mbështetjeje mes pasigurive të shumta të epokës sonë”, u shpreh ai.
Papa vlerësoi gjithashtu rolin historik të familjes në formimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të Argjentinës.
Sipas Papës, familja ka qenë hapësira ku janë përcjellë besimi, virtytet njerëzore, kultura e punës, respekti për të moshuarit, mbrojtja e jetës dhe besnikëria ndaj fjalës së dhënë.
Në përfundim, ai kujtoi edhe paraardhësin e tij, Papa Françeskun, i cili kishte shërbyer si ipeshkëv i Buenos Airesit.
“Papa ynë i dashur Françesku, i cili ishte ipeshkëv i këtij qyteti, e ka shprehur këtë me pasion: ‘Familja është e thirrur të ndajë lutjen e përditshme, leximin e Fjalës së Zotit dhe kungimin eukaristik, për të rritur dashurinë dhe për t’u shndërruar gjithnjë e më shumë në një tempull ku banon Shpirti’”, citoi Leoni XIV.
Në fund të homelisë, Papa ia besoi familjet argjentinase Virgjëreshës Mari, Nuestra Señora de Luján, dhe Shën Jozefit, duke u lutur që çdo shtëpi të bëhet një tempull i pranisë së Zotit./Dosja.al
Papa Leone XIV
Bota
9 November 2026, 18:35
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky...
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...
Bota
9 November 2026, 16:59
E.M
UKRAINË- Lufta e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ka bërë që më shu...
Bota
9 November 2026, 16:50
E.M
TURQI- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Turqi është rritur në të paktën 10, me numrin e t&eu...
Bota
9 November 2026, 16:37
E.M
BRITANI- Komediani dhe aktori Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një...
Bota
9 November 2026, 16:15
E.M
TURQI- Në një fabrikë hekuri dhe çeliku Habaş në lagjen Aliaga të Izmirit, Turqi, ka ndodhur një shpërthim në nj...