Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Pas shpërthimit me tritol në makinën e tij, policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjen e tij
Bëhet me dije se Beqiri i ishte drejtuar më herët Platformës së Bashkëqeverisjes, përmes një kërkese ku kishte ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
16 November 2026, 14:35Nga E.d
Idajet Beqiri
TIRANA- Policia ka vendosur në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjarët e tij, pas shpërthimit me tritol në automjetin që përdorte ai. Automjeti rezultonte i regjistruar në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri. Vendimi për marrjen e masave të sigurisë është marrë pasi autoritetet e kanë vlerësuar si të përsëritur rrezikun ndaj avokatit. Për këtë arsye, janë ndërmarrë masa konkrete për garantimin e sigurisë së tij dhe të familjes.
Bëhet me dije se Beqiri i ishte drejtuar më herët Platformës së Bashkëqeverisjes, përmes një kërkese ku kishte ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë, hetimet për shpërthimin e ndodhur më 13 tetor vijojnë, ndërsa ende nuk është përcaktuar koha kur është vendosur lënda plasëse poshtë pallatit ku banon familja Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Dosja.al