21 November 2026, 18:43
Nga E.d
Christian Emmanuel Sanon
SHBA- Një pastor në Florida është shpallur fajtor për të tetë akuzat që rëndonin ndaj tij, lidhur me komplotin për rrëzimin dhe vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, në vitin 2021. Christian Emmanuel Sanon, 67 vjeç, po përballet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.
Shtetasi amerikano-haitian akuzohej se kishte marrë pjesë në një plan për të larguar me forcë nga pushteti presidentin Moïse dhe për të marrë vetë drejtimin e vendit. Sipas prokurorisë, synimi i tij ishte të merrte kontrollin e presidencës dhe të siguronte kontrata fitimprurëse për një kompani sigurie me bazë në Florida.
Vendimi u dha të mërkurën, pas një procesi gjyqësor tetëjavor në gjykatën federale në Miami. Avokati i Sanon deklaroi se klienti i tij vijon të pretendojë pafajësinë dhe do ta apelojë vendimin. Sipas hetimeve, në prill të vitit 2021, Sanon u takua me disa persona të tjerë për të hartuar planin e rrëzimit të Moïse përmes një ndërhyrjeje të armatosur në pallatin presidencial në kryeqytetin Port-au-Prince.
Në komplot dyshohet se ishin përfshirë edhe drejtues të dy kompanive amerikane të sigurisë, të cilat do të financonin operacionin në këmbim të kontratave qeveritare për projekte infrastrukturore dhe shërbime sigurie. Megjithatë, sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, organizatorët arritën në përfundimin se Sanon nuk kishte as kushtetutën në favor dhe as mbështetjen popullore për t'u bërë president, ndaj nisën të shqyrtonin një kandidat tjetër. Ndërkohë, plani për largimin e Moïse nga pushteti u shndërrua në një komplot për eliminimin e tij fizik.
Më 6 korrik 2021, një grup mercenarësh kolumbianë hyri në pallatin presidencial dhe ekzekutoi presidentin haitian. Gjatë sulmit u plagos rëndë edhe bashkëshortja e tij, Martine Moïse. Vrasja e presidentit shkaktoi një krizë të thellë politike dhe institucionale në Haiti, duke përkeqësuar edhe më tej pasigurinë dhe dhunën e bandave kriminale që kanë marrë kontrollin e disa zonave të vendit.
Sanon u arrestua nga autoritetet haitiane dhe më pas u transferua në SHBA për t'u përballur me drejtësinë. Ai kishte lindur në Haiti, por ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara gjatë adoleshencës, ku kishte punuar në komunitete të emigrantëve haitianë dhe në disa kisha në Florida dhe shtete të tjera amerikane./Dosja.al
Christian Emmanuel Sanon
Bota
21 November 2026, 18:33
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e ci...
Bota
21 November 2026, 18:26
e.d
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo centimetër të...
Bota
21 November 2026, 17:59
E.d
Foto ilustruse
Shumicën e pasditeve, pas përfundimit të mësimit, një studente e vitit të parë të dizajnit grafik sh&eu...
Bota
21 November 2026, 17:42
E.M
ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur mbi përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit&r...
Bota
21 November 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy anije cisterna që transportonin naftë janë goditur nga predha me origjinë të panjohur teksa po lundronin...
Bota
21 November 2026, 17:22
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar dëshirën e Kievit për t'u bërë pjesë e NAT...
Bota
21 November 2026, 17:16
E.M
ITALI- Një prej figurave më të rëndësishme të shtëpisë së famshme italiane të bizhuterive Bulgari, Paolo...
Bota
21 November 2026, 17:11
E.d
Foto ilustruse
FINLANDA- Një anije mallrash ruse është përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, duke shkaktuar shqe...
Bota
21 November 2026, 15:52
E.d
Foto ilustruse
RUANDA- Një plan i ri europian për menaxhimin e migracionit të paligjshëm po merr formë, me Ruandën që...
Bota
21 November 2026, 14:55
E. D
Ministri i Jashtëm iranian
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në ...