21 November 2026, 17:42
Nga E.M

ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur mbi përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit” përballë sëmundjes së rëndë. Në një dokumentar Middleton ka treguar disa momente nga jeta e saj personale.
Pikërisht nisja e këtij dokumentari e bën atë më emocionues, ku vetë princesha flet për luftën me kancerin, duke theksuar se kjo “përvojë” e ka ndryshuar në disa aspekte.
“Kanceri të ndryshon. Ta ndryshon trupin. Të ndryshon fizikisht. Por ka edhe një dimension shumë, shumë më të thellë në atë që një diagnozë e kancerit ndryshon brenda teje”, është shprehur ndër të tjera Kate Middleton.
Më tej, princesha e Uellsit ka shtuar se shërimi nga kjo sëmundje, është një proces që kërkon kohë. Ndërsa Middleton thotë, se pikërisht procesi i rikuperimit përfshin gjetjen e shpresës dhe gëzimit, pavarësisht pasigurisë që mund të kemi.
“E di që shërimi është një udhëtim. Si të rilidhesh me gjërat që dikur i njihje. Dhe si të gjesh një ndjenjë shprese dhe gëzimi krahas pasigurisë. Është e qartë se ne nuk jemi krijuar për t’i përballuar vetëm sfidat e jetës”, ka thënë princesha.
Ndërsa nuk ka munguar dhe një mesazh nga vetë Kate, e cila tregoi edhe mënyrën se si e rigjeti forcën, pas një periudhe kohore shumë të vështirë./Dosja.al
Kate Middleton
Bota
21 November 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy anije cisterna që transportonin naftë janë goditur nga predha me origjinë të panjohur teksa po lundronin...
Bota
21 November 2026, 17:22
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar dëshirën e Kievit për t'u bërë pjesë e NAT...
Bota
21 November 2026, 17:16
E.M
ITALI- Një prej figurave më të rëndësishme të shtëpisë së famshme italiane të bizhuterive Bulgari, Paolo...
Bota
21 November 2026, 17:11
E.d
Foto ilustruse
FINLANDA- Një anije mallrash ruse është përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, duke shkaktuar shqe...
Bota
21 November 2026, 15:52
E.d
Foto ilustruse
RUANDA- Një plan i ri europian për menaxhimin e migracionit të paligjshëm po merr formë, me Ruandën që...
Bota
21 November 2026, 14:55
E. D
Ministri i Jashtëm iranian
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në ...
Bota
21 November 2026, 14:46
E.M
ITALI- Ish-Shefi i Policisë, Gianni De Gennaro, në moshën 78-vjeçare, i mori jetën vetes duke qëlluar me armë zjarri n&eum...
Bota
21 November 2026, 10:43
E.M
SUEDI- Kryetari i këshilit suedez, Lars Eriksson, është shkarkuar nga puna pasi luajti në disa filma pornografikë të publikuar nd...
Bota
21 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Kapiteni i anijes Costa Concordia që u mbyt rreth 14 vite më parë, Francesco Schettino, ka dalë nga burgu i Rebibbias mbrëmjen ...
Bota
21 November 2026, 09:27
E. D
pamjet
PERU- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 i shkallës Rihter goditi Perunë qendrore të premten në mbrë...