21 November 2026, 17:22
Nga E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar dëshirën e Kievit për t'u bërë pjesë e NATO-s, duke e cilësuar anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut si një prej garancive më të rëndësishme për sigurinë e vendit përballë agresionit rus.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Zelensky deklaroi se Ukraina dëshiron me çdo kusht të anëtarësohet në NATO, në një kohë kur diskutimet për përfundimin e luftës me Rusinë dhe garancitë e sigurisë për Kievin janë rikthyer në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.
“Sigurisht, Ukraina është e etur të bashkohet me NATO-n”, u shpreh presidenti ukrainas, duke theksuar se anëtarësimi në Aleancë do të ishte një nga mënyrat më të qarta për të garantuar mbrojtjen e vendit.
Çështja është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit, ndërsa administrata amerikane ka përjashtuar që prej vitit 2025 mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe po shqyrtohen alternativa të tjera për garantimin e sigurisë së saj.
Gjatë takimit të zhvilluar të enjten në Berlin me përfaqësues të vendeve aleate të Kievit, i dërguari amerikan Jared Kushner deklaroi se Uashingtoni mund të jetë i gatshëm t'i ofrojë Ukrainës garanci sigurie të krahasueshme me ato të Nenit 5 të Traktatit të NATO-s.
Ky nen parashikon se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Aleancës, duke vendosur në themel parimin e mbrojtjes kolektive. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pjesëmarrës në takimin e Berlinit, ka mbështetur rikthimin e diskutimeve për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Ndërkohë, Pallati Élysée ka vlerësuar se ofrimi i garancive të sigurisë për Kievin në nivelin e Nenit 5 do të përbënte në thelb një mbrojtje të ngjashme me atë që gëzojnë vendet anëtare të Aleancës. Diskutimet për këto garanci pritet të kenë një rol të rëndësishëm në negociatat për përfundimin e luftës dhe përcaktimin e kushteve të sigurisë për Ukrainën në të ardhmen./Dosja.al
Volodymyr Zelensky
Bota
21 November 2026, 17:16
E.M
ITALI- Një prej figurave më të rëndësishme të shtëpisë së famshme italiane të bizhuterive Bulgari, Paolo...
Bota
21 November 2026, 17:11
E.d
Foto ilustruse
FINLANDA- Një anije mallrash ruse është përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, duke shkaktuar shqe...
Bota
21 November 2026, 15:52
E.d
Foto ilustruse
RUANDA- Një plan i ri europian për menaxhimin e migracionit të paligjshëm po merr formë, me Ruandën që...
Bota
21 November 2026, 14:55
E. D
Ministri i Jashtëm iranian
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në ...
Bota
21 November 2026, 14:46
E.M
ITALI- Ish-Shefi i Policisë, Gianni De Gennaro, në moshën 78-vjeçare, i mori jetën vetes duke qëlluar me armë zjarri n&eum...
Bota
21 November 2026, 10:43
E.M
SUEDI- Kryetari i këshilit suedez, Lars Eriksson, është shkarkuar nga puna pasi luajti në disa filma pornografikë të publikuar nd...
Bota
21 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Kapiteni i anijes Costa Concordia që u mbyt rreth 14 vite më parë, Francesco Schettino, ka dalë nga burgu i Rebibbias mbrëmjen ...
Bota
21 November 2026, 09:27
E. D
pamjet
PERU- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 i shkallës Rihter goditi Perunë qendrore të premten në mbrë...
Bota
21 November 2026, 09:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si vrasës, duke iu përgjig...
Bota
21 November 2026, 08:51
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Fillimi i vitit të ri duket të jetë afati maksimal kohor brenda të cilit administrata e Donald...