LIVE UPDATES
Aktualitet

“Patatja” kërcënon avokatin/ Fenomeni i ri, “tradhtia” e policisë ndaj qytetarëve që denoncojnë fqinjët, si u fut

20 March 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Patatja” kërcënon avokatin/ Fenomeni i ri,

Nuk po trajtojmë aspak probleme të krimit të organizuar. As të grupeve kriminale. As ruajtjen e verbër të informatorëve dhe as kalbjen në sirtarët e shefave të policisë të informacioneve që qytetarët përcjellin për të fortët e lagjeve. Por me një fenomen të ri, të “tradhëtisë” ndaj qytetarëve, të cilët ankohen dhe kërkojnë ndihmë.

Nëse keni komshinj të bezdisshëm dhe zhurmues, mund t’ju ketë ndodhur që pa një, pa dy, të merrni policinë, pasi nuk preferoni ta zgjidhni shqiptarçe. Përfundmi mund të ndodhë të jetë i pakëndshëm, nga një person me qetësi të trazuar, mund të mbeteni fillikat përballë fqinjëve që ju akuzojnë si spiun.

Kjo i ka ndodhur A. , një 33-vjeçar, i cili është i bindur se efektivët që mbërritën në pallatin ku ai jeton, pasi morën kontakt me fqinjët e zhurmshëm, sipas tij edhe ata u bënë spiunë. E njoftova policinë, pasi më herët isha sjellë si gërnjari i lagjes dhe pozita ime ishte e sikletshme, meqenëse sapo jam bërë baba dhe fëmija shqetësohet nga zhurmat.

Një grup djemsh qëndojnë për natë poshtë shtëpisë dhe bërtasin shumë. Pijnë birra dhe lagjia nuk ka qetësi në darkë. Njoftova direkt shefin e policisë dhe ai dërgoi një patrullë.

Policia më tradhëtoi dhe telashet e mia u shtuan. Ata i treguan njërit prej tyre, duke i thënë se një burrë në pallat kërkoi policinë, ata qeshën së bashku dhe policët i këshilluan, “hajdeni djema, nëpër shtëpia”. Rezultati? Sa herë kaloj ngjitur, të rinjtë pështyjnë përtokë, – e përshkruan për Gazetasi.al gjendjen ku ndodhet, A. Deri në momentin e intervistës me GazetaSi.al, 33-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues përpara të rinjve, duke ua bërë të ditur se nuk ishte ai spiuni.

“Ata janë të bindur që ky është gjesti im”, – shton A. për të cilin policia nuk e kaloi testin e besimit.

Por telefonata në polici dhe kërkesa për ndihmë, shtyrë nga zhurmat dhe rrëmujat, rezultoi si e vetmja mundësi edhe për një avokat në Tiranë, që më pas, u kanos nga të rinjtë, aq sa pas telefonatës së fshehtë dorëzoi kallëzim për kanosje.

Në rrethana të paqarta, më vonë avokati u tërhoq nga dosja me numër 7690, por ajo çfarë u shkrua, mbetet dëshmi se diçka nuk shkon në polici. Burime të GazetaSi.al, tregojnë detaje në rrugë jo zyrtare për hallin e avokatit, i cili pasi u ndesh me klithma, zhurma e të qeshura poshtë shtëpisë, telefonoi policinë.

Ashtu sikurse veprojnë qindra shtetas, që në fakt gjejnë zgjidhje. Por fatkeqësisht, rasti i avokatit është krejt e kundërta. Mbetet e pashpjegueshme, se si pala tjetër mëson rrethana mbi telefonuesin, kur këto të dhëna duhet të mbeten sekret për policinë.

Në kallëzim, avokati përmend përpara policisë numrin 3: disa herë kam dalë nga dritarja e ballkonit dhe iu kam kërkuar të mos bëjnë zhurmë, asnjëri prej tyre nuk është banor i zonës.

Në këto kushte, telefonova policinë, duke menduar se po vidhej lokali poshtë shtëpisë. Aty shkuan dy makina të policisë, me efektivët, të cilët hynë në lokal. Brenda ishte pronari i lokalit. Në të njëjtën ditë, më telefonoi im bir, ai posedon një llogari Instagrami dhe një person që njihet me pseudonimin ‘patatja’ e ka kërcënuar. Djali më tha: “Babi, sqarohu me këtë person, është mirë mos të kemi problem”.

Sipas dosjes që GazetaSi.al disponon nga burimet policore dhe shumë të sigurta, i ndodhur në këtë rrethanë, avokati është munduar t’i gjejë numrin e telefonit ‘patates”.

Por shokët e tij ia kanë prerë, “ai nuk dëshiron të flasë me ty, nuk ta japim dot numrin e tij”. Ditët kanë vijuar mes ankthit dhe pritjes për avokatin

“Kur po kthehesha nga gjykata, rreth orës 15.00, më doli përpara djali i administratores së pallatit. Filloi tmë shajë dhe ofendojë dhe më kërcënoi – do të vras, ti je spiun i policisë. Iu përgjigja t’më linin të qetë në jetën time”.

Burri shton vështirësitë që hasi në vijim. Një ndër to, bllokimi i makinës, në një nga ditët kur ai deshi të dilte nga parkimi, por një tjetër mjet i kishte zënë rrugën dhe nuk lëvizte.

“Pyeta kush e ka makinën dhe A., shtoi se është makina ime, pastaj mu përgjigj: ‘Nuk e lëviz, para dy netëve na ke sjellë policinë’. Pastaj më ofendoi dhe më shau”.

Avokati kujton se u qëllua me pëllëmbë në drejtim të kraharorit dhe në këtë çast, i trembur ai sërish telefonoi policinë. Kësaj radhe ai argumenton përpara policëve, se i kërkoi pasi i duhej të shkonte në punë dhe se ishte vonë. Pasi janë sharë dhe ofenduar gjatë, kur furgoni i policisë ka mbërritur avokati ka pranuar të bëjë kallëzim, por ka refuzuar t’i kryhej ekspertim për të vërtetuar nëse kishte apo jo dëmtime trupore

Patatja…

Por qytetari tjetër që njihet me nofkën “Patatja”, pretendon se ai dominohej nga qetësia dhe se atë ditë po pinte kafe, kur komshiu i kishte bërtitur – kush e ka parkuar makinën këtu. Ai madje justifikohet se me “edukatë”, i është përgjigjur – pse bërtet, pse ofendon, nuk ke pse më shan e lëviz unë makinën”.

“Në këtë çast, i hodha çelësat në fytyrë dhe u zumë me duar, ndaj i mbetën shenja. E shtyva për t’u vetmbrojtur. Policia e ka pyetur edhe për kërcënimet në Instagram. Patatja argumenton: “Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar, pasi djalin e tij e kam shok. I thashë, ke mundësi të takohemi pak, pasi babai yt po na bezdis dhe nuk po na lë të rrimë, po na besdis”.

Në përfundim, sipas burimeve të Gazetasi.al, avokati, pas kallzimit për kanosje, ka hequr dorë nga ankimi dhe çështja është mbyllur.

Por sidoqoftë, ndonëse palët shfaqen të pajtuara pas keqkuptimit, ajo që duhet të reflektojë, është policia. Pyetja ndaj policisë është: “A po tradhëtohen qytetarët?”

“Mendoj që po. Por ai tradhëtohet më shumë është para së gjithash qytetari-polic. Ka raste dhe janë domethënëse. Personalisht drejtoj një lokal. Në kohën e pandemisë, kur baret duhet të mbyllen në orën 20:00, u detyrova të krijoja një marrdhënie direkte me shefin e komisariatit. Polici i rendit jashtë po shkrepte fotografi për thyerjen e orës policore. Ne kishim mbyllur perdet dhe një grup i vogël po qëndronim rehat në privatësinë tonë. Kur më erdhi telefonata nga garantuesi, që pak a shumë po më lutej ta mbyllja pasi, policët po dërgonin fotografi tek grupi i tyre. Në këtë rast, i tradhëtuar është polici, ndaj e quajta qytetari-polic”,– i vë kapakun intervistës pronari i një bari në kryeqytet.

Ai shpjegon për GazetaSi.al, se ora policore po zhvillon një lloj të ri korrupsioni, përmes të cilit sigurohet mbajtja hapur e disa bareve, ndonëse në mënyrë të paligjshme.

Marrë nga Gazeta “Si”

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...